E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim dramatik në Luzhniki

Real Madridi nuk arriti të dalë triumfues nga Moska e ftohtë ku barazoi 1-1 me CSKA- në kuadër të ndeshjes së parë të tyre në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Në një përballje të parashikuar si shumë të vështirë nga trajneri Jose Mourinho e që përnjëmend doli e tillë, gjiganti madrilen u godit në minutën e fundit të lojës shtesë, kur nga rasti i vetëm i CSKA-së, mesfushori Pontus Wernbloom barazoi rezultatin.

Reali kishte kaluar në epërsi në minutën e 28-të kur pas një harkimi nga Fabio Coentrao, mbrojtësi i CSKA-së Zoran Tosic, nuk arriti të largojë topin me kokë e ai i shkoi Cristiano Ronaldos i cili qëlloi fuqishëm duke mposhtur portierin Sergei Chepchugov.

Atëherë kur besohej se Reali do të kthehet në Madrid me epërsi minimale, ndodhi e kundërta, Wenbloom realizoi në sekondat e fundit për barazimin 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›