E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern pret qëndrimin e katërshes

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, është optimist se Arjen Robben, Mario Gomez, Ivica Olic dhe Daniel van Buyten do të vazhdojnë qëndrimin e tyre në klub.

Olic dhe Van Buyten do të jenë të lirë në fund të këtij sezoni, por Rummenigge pret që ata, njësoj sikurse edhe Robben dhe Gomez, që janë duke hyrë në vitet e fundit të marrëveshjeve me gjigantin bavarez.

“Besoj se Olic dhe Van Buyten do të mbeten. Me ta edhe Robben dhe Gomez sepse janë futbollistë të rëndësishëm për ne”, tha Rummenigge për magazinën Kicker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›