E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet Këshilli i Prokurorëve, vijnë “mbështetësit” e Ina Ramës

 Në takim mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Ina Rama, e cila mbajti edhe fjalën hyrëse.

Duke shprehur vlerësimin për punën e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, të cilëve u mbaroi mandati,  Ina Rama vuri në dukje angazhimin e lavdërueshëm të anëtarëve të tij, dhe ndjenjën e përgjegjshmërisë në ndjekjen e gjithë problematikës së punës së prokurorisë gjatë kësaj periudhe. Duke patur një funksion këshillimor, Këshilli i Prokurorëve ka kaluar në shqyrtim të gjitha urdhrrat, udhëzimet dhe qarkoret me udhëzim të brendshëm. Ndaj dhe përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Prokurorëve mund të mbështetet mbi këtë përvojë pozitive.

Në vijim, gjatë takimit u ndoq procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për në Këshillin e Prokurorëve, duke kaluar më pas në votimin e tyre. Në përfundim të votimit, trupa e prokurorëve përzgjodhi anëtarët e rinj, të cilët janë Irma Bali, Prokuroria e Apelit Korçë,   Dritan Beka, Prokuroria e Apelit Tiranë,  Hysen Keta, Prokuroria e Përgjithshme, Altin Binaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, Sokol Malaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe Besnik Cani, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Të gjithë këta anëtarë mbështeteshin nga Prokurorja e Përgjithshme. /Start/

                                                                                             2012-04-29 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›