Rregullorja e re e Bashkisë ndalon dekoltetë dhe minifundet

Neni 16 i rregullores mbi etikën dhe kodin e veshjeve të punonjësve përcakton se punonjësit duhet të paraqiten çdo ditë në ambientet e punës me kostume e kravata. Në nivele më të ulëta sesa rangu i drejtorit, punonjësi duhet të mbajë detyrimisht pantallona dhe këmishë serioze. Ndërsa punonjëset e kanë të ndaluar mbajtjen e fundeve apo fustaneve të shkurta apo këmisha e bluza me dekolte.
Rregullorja përcakton edhe kujdesin që nëpunësit duhet të tregojnë për higjienën në ambientet e punës dhe mbajtjen e flokëve. Për punonjësit meshkujt ndalohet mbajtja e flokëve nën gjatësinë e përcaktuar, ndërsa për punonjëset ndalohen nuancat e forta dhe modelet ekstravagante.
Krahas veshjes, është e ndaluar kategorikisht edhe konsumi i duhanit dhe pijeve alkoolike në mjediset e Bashkisë, madje edhe në bar-kafen që ndodhet brenda aparatit të Bashkisë. Tarraca dhe ambientet e tjera jashtë godinës janë të vetmet ambiente ku do të lejohet pirja e duhanit.
Punonjësit janë të detyruar t’u përmbahen normave të etikës gjatë orarit të punës, thuhet në rregulloren e re.
/Start/
2012-04-28 18:58