E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduken kontrabandistet bllokohet 1 ton e gjysme kafe ne kufi

Drejtuesi i mjetit eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te nje terreni te pyllezuar duke u favorizuar edhe nga erresira

Vetem nata dhe terreni shume i pyllezuar ka bere qe kontrabandistet qe transportonin me furgon nje sasi kafeje tu shpetonin prangave te policise. Ngjarja ka ndodhur pas mesnates se te merkures ne afersi te vendit te quajtur Leqeve te Hotit rrethi Malesi e Madhe kur sherbimet e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Shkoder kane konstatuar nje mjet furgon i cili po vinte nga vija e kufirit te Malit i Zi ne drejtimin te territorit shqiptar dhe konkretisht ne drejtim te Hotit. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare edhe nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Shkodres Fatbardha Celepia sipas se ciles autoret ende te paidentifikuar sapo kane pikasur sherbimet e policise ne kufi kane braktisur mjetin tip furgon i cili mbante 2 targa te ndryshme duke u larguar ne drejtim te nje terreni te pyllezuar duke u favorizuar dhe nga erresira. Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin e bllokuar rezultoi se ne te ishte ngarkuar nje sasi prej 1600 kg kafe e paperpunuar e ndare ne 26 thase. Nderkohe policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Trafiku

Ka qene ora 0015 e se enjtes kur ne vendin e quajtur Leqeve te Hotit rrethi Malesi e Madhe sherbimet e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Shkoder kane konstatuar nje mjet furgon i cili po vinte nga vija e kufirit te Malit i Zi ne drejtimin te territorit shqiptar dhe konkretisht ne drejtim te Hotit. Te dhena nga policia e qytetit verior kane bere me dije rreth ngjarjes se sherbimet e policise kufitare jane vene menjehere ne ndjekje te mjetit te lartpermendur dhe ne vendin e quajtur kisha e fshatit Grabom nga ana jone eshte bere e mundur ndalimi i mjetit tip furgon i cili mbante 2 targa te ndryshme perpara kishte targen SH 8410 C dhe prapa SH 6875 C. Nderkohe drejtuesi i mjetit me te konstatuar pranine e sherbimeve policore ka braktisur mjetin dhe eshte larguar ne drejtim te nje terreni te pyllezuar duke u favorizuar edhe nga erresira.

Hetimi

Sipas te dhenave te policise nga veprimet e para hetimore u konstatua se nga kontrolli i ushtruar ne automjetin e bllokuar rezultoi se ne te ishte ngarkuar nje sasi prej 1600 kg kafe e paperpunuar e ndare ne 26 thase. Ne kete kuader policia tha se nga ana e saj po kryen veprimet e duhura procedurale e hetimore si dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Ndersa materialet procedurale ne lidhje me rastin ne fjale i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale Kontrabande me mallrat qe paguhet akcize.

Sekuestruar

1600 kg kafe e paperpunuar e ndare ne 26 thase

1 furgon me 2 targa te ndryshme perpara kishte targen SH 8410 C dhe prapa SH 6875 C

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›