E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busti i Fadil Hoxhës do të vendoset në parkun e Gjakovës

Busti i komandantit të LNÇ-së, Fadil Hoxha, nuk do të vendoset para hotel “Pashtrikut”, por në parkun e qytetit. Kështu ka bërë të ditur të dielën kryetari Pal Lekaj. Ai ka thënë se vendimi i para dhjetë vjetësh nuk mund të zbatohet, ngase vendi ku është paraparë të vendoset busti i Hoxhës është në kontest pronësor.

“Nuk mund të luhet me figura të tilla”, tha Lekaj të dielën. “Do të kenë hapësirë në qendër të qytetit. Është vendim për bustin e Anton Çettës, i cili do të vendoset para objektit të postës kryesore. Ndërsa së fundi ka ardhur edhe një propozim për Nesimi Dervishdana, i cili po ashtu do të vendoset në vendin ku është vrarë në qendër të qytetit. “Bustin e Fadil Hoxhës mund të vendosim diku në mes”, tha Lekaj.

Mirëpo për t’u vendosur për këtë, ai pret miratimin e Kuvendit të Komunës, i cili pritet të vendosë që në takimin e radhës në fund të muajit.

Për bustet për Hoxhën dhe Çettën po diskutohet në muajt e fundit, pas kërkesës së LANÇ-së si dhe këshilltarit të LDK-së, Astrit Haraçia./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›