Zhduken plazhet publike, Prefektura ndërhyrje në Shëngjin

Zaptohet plazhi i Shengjinit dhe hapsirat publike nuk jane te mjaftueshme, nderkohe qe sezoni turistik ne kete zone po shkon drejt kulmit te tij. Subjektet private kane pushtuar thuajse te gjithe bregdetin, duke penalizuar qytetaret qe nuk kane mundesi per te paguar kostot e shazlloneve.
Keto hapsira jane ngushtuar krahasuar me nje vit me pare, nderkohe qe numri i pushuesve ne plazhin e Shengjinit ka njohur nje rritje te konsiderueshme. Perballe kesaj situate ka reaguar edhe prefekti i Lezhes, Pal Dajçi, qe sipas tij ky eshte nje shqetesim per te cilin do te kerkon nderhyrje nga ana e Komunes.
Bregdeti i Shengjinit eshte tejmbushur me shazllone, ndersa komuna nuk i ka dhene perparsi plazheve publike, duke penalizuar ne kete menyre vete qytetaret e Shengjinit dhe lezhes. Krijimi i hapsirave te mjaftueshme publike gjate sezonit turistik ne plazhin e Shengjinit ka qene nje nga angazhimet kryesore te kesaj njesie vendore, por kjo nuk ka ndodhur.