Mbledhja e qarkut Fier, PD përplasje me PS: Është e paligjshme

Sërish përplasje për kreun e qarkut në Fier. Përfaqësuesi për Aleancën për të Ardhmen, Vangjel Ndreka, ka organizuar një tjetër mbledhje me Këshillin e qarkut, që pretendon që ka shumicën. Preteduesi për kreun e qarkut, Ndreko thotë se mbledhja është e ligjshme, pasi në mbledhje ishin prezentë 55 këshilltarë dhe se mbledhja kishte kuorumin e nevojshëm.
Nga ana tjeter, i menjehershem ka qene reagimi i përfaqësuesit të Aleancës për Qytetarin, për kreun e qarkut të Fierit, Artur Shehu. Ai ka deklaruar se kjo mbledhje nuk është e ligjshme, pasi Ndreko nuk është njohur ende ligjërisht si kreu i qarkut.
Konflikti per Keshillin e qarkut te Fierit tashme ka me shume se dhjete muaj qe eshte prezent dhe secila prej paleve pretendon se është kryetar i ligjshëm i këtij institucioni.