E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Letra e Mustafajt nuk ka pse vlerësohet si e veçantë

Nga Vizion Plus

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, është shprehur dje, se ka marre letrën e kandidatit të PD së Tiranës, Besnik Mustafaj, i cili parashtron kërkesën e tij për kandidim. Bode shpjegon se i ka kthyer përgjigje në bazë të rregullores dhe statutit që përcakton partia, dhe nuk e shikon me vend që letrës së zotit Mustafaj t’i kthejë një përgjigje të veçantë. “Më kanë ardhur shumë letra e-mail-e etj. I kam kthyer të gjithëve përgjigje, nuk shoh asnjë argument, përse letra e zotit Mustafaj të vlerësohet ndryshe”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nuk preferoi të japë emrat e njerëzve që kanë aplikuar për PD e Tiranës, por ai tha se mes tyre ka edhe emra ende të pa bërë publikë. Pak ditë më parë deputeti Besnik Mustafaj u shpreh se i ka parashtruar kërkesat e tij për kandidim në një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›