Zhduket avioni hypersonic, dështon testi i amerikanëve
Testi për mjetin fluturues Falcon Hypersonic pritej me shumë interes në SHBA. Mendohej se ai do revolucionarizonte botën e fluturimit, duke bërë që nga Londra në Sidnej të shkohej në një orë. Por ai ka dështuar. Ai u lëshua në ajër me një raketë, por shumë shpejt të gjitha kontaktet me të humbën dhe mendohet se ai është rrëzuar.
Falcon mendohej se do udhëtonte me 13 mijë milje në orë. Pentagoni ishte më i interesuar për të si një armë sesa një mjet që do ndihmojë udhëtarët. Projekti ka kushtuar deri më tani 208 milion dollarë.