E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket djali i zyrtarit të SHISH

Julian Çela, djali 10-vjeçar i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, rezulton i zhdukur prej një jave.

Ai është parë për herë të fundit në një qendër interneti në zonën e Laprakës në kryeqytet, në rrugën edhe banon. Djali është thirrur në emër nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa Juliani ka dalë jashtë. Burime nga policia thonë se personi mund të ketë qenë një i njohur pasi 10-vjeçari ka dalë menjëherë ta takojë.

Që nga ky moment familjarët e Julianit nuk dinë më asgjë për fatin e vogëlushit. Denoncimi në polici është bërë dy ditë pas zhdukjes së Julian Çelës në komisariatin numër tre në Tiranë. Të afërm të tij kanë shpërndarë në rrjetin social Facebook foton e të djalit 10 vjeç, si dhe luten që kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin 0696629077.

Dita kur Juliani ka humbur gjurmët ka qenë ajo e 30 nëntorit. Djali nuk kishte shkuar në shkollë pasi oraret e mësimit ishin të shkurtuara për shkak se ishte një ditë pas festave të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Vogëlushi ka qëndruar në orët e paradites në shtëpi, ndërsa është detyruar të dalë jashtë për shkak të shkëputjes së linjës së internetit në banesën e tij. Juliani ka shkuar në një qendër interneti në lagjen ku ai banon, në Laprakë.

Pronarja e qendrës së internetit tregon se Juliani ishte djalë i shkathët e çapkën. Ajo thotë se sapo vogëlushi hyri në internet, i ofroi asaj flamurin kombëtar. Po përse ma jep sot që mbaruan festat?”, rrëfen ta ketë pyetur pronarja e qendrës së internetit. kesh dhe ti një flamur, i është përgjigjur 10-vjeçari. Sipas saj, tre minuta pasi hyri në qendër, djalin e thërriti dikush dhe ai doli. Edhe pse ka pothuajse një javë i zhdukur ende nuk ka asnjë informacion për gjetjen e të miturit. Ndërsa policia nuk jep asnjë detaj veç faktit se ka një denoncim për zhdukjen e tij, por nuk përjashton s mundësinë që zhdukja e fëmijës të ketë lidhje me detyrën e lartë që kryen babai i tij si nëndrejtor i Antiterrorit në SHISH./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›