Perleshje ne lokal, plagoset pronari, i vellai dhe agresori
Durres- Perleshja ne lokal perfundon me dy te plagosur dhe po kaq te proceduar penalisht. Mes te lenduarve eshte edhe vete pronari i lokalit ne Durres, kurse ngjarja sipas hetuesve ka ndodhur per motive te dobeta. Nen akuze jane vene Haxhi B., 43 vjec dhe Avdyl D., 55 vjec. Sipas hetimit te kryer rezulton se Haxhi B., ka shkuar mbremjen e se henes ne lokalin e Avdyl D., dhe e ka goditur me mjete te forta 55 vjecarin dhe vellane e tij F. D., 50-vjec. Nuk eshte mjaftuar me kaq, por ka shkaterruar edhe pajisjet e lokalit. Por gjate kesaj perpjekje, agresori ka mbetur edhe vete i lenduar. Te demtuarit u derguan ne spitalin e Durresit ku dhe u mjekuan, kurse policia vendore nisi hetimet dhe mori nen akuze dy prej te dyshuarve. Haxhi B., akuzohet per vepren penale te "plagosjes se lehte me dashje" dhe "prishjes se qetesise publike", kurse pronari i lokalit per "plagosje te lehte me dashje".