E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per shtepine, debon nenen

Durres- Mosmarreveshjet ne familje dyshohen si shkak i grindjes banale mes djalit dhe nenes se tij. Situata ka degjeneruar deri ne kercenim dhe debim nga shtepia i 58-vjecares, duke e lene ne mes te kater rrugeve dhe te ftohtit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen nr. 4 te qytetit te Durresit, ndersa te henen nena ka denoncuar djalin e saj 39-vjecar se e kishte debuar nga shtepia, duke nderruar bravat e deres kryesore dhe celesin.

Dy pjesetaret e familjes ishin prej disa muajsh ne konflikt te hapur per pronesine e shtepise. Por ndryshe nga rastet e tjera ku prinderit jane pronare te baneses kete here, duke shfrytezuar edhe fuqine fizike, i dyshuari Mario Z., i martuar dhe me femije, ka vendosur te deboje nenen e tij qe njihet si nje mesuese e vjeter ne qytet. Por edhe statusi i intelektuales nuk e ka mbrojtur 58-vjecaren, e cila ka gjetur si shpetim vetem denoncimin ne Komisariatin e Durresit.

Dy dite me pare ajo ka mbetur jashte baneses dhe nuk mund te hapte deren, per shkak se i biri kishte nderruar braven dhe e kishte lene jashte. Burime zyrtare te policise qe konfirmuan ngjarjen, bene me dije se konflikti kishte per motiv pronesine e baneses, per te cilen dy pjesetaret ishin ne nje proces gjyqesor dhe kishin depozituar padi civile. Deri ne zgjidhjen gjyqesore te ceshtjes, nene e bir do te jetonin se bashku ne te njejten strehe.

Por duke perfituar nga situata qe nena ishte e vetme dhe pa mbrojtje, djali 39-vjecar e ka nxjerre jashte me force. Te henen eshte depozituar edhe kallezimi penal ne Komisariatin e Durresit. "Grupi hetimor filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj Mario Z., banues ne lagjen nr. 4 Durres, me arsim te mesem, per arsye se njekohesisht kur eshte ende ne proces gjyqesor me nenen e tij per ndarje pronesie, i ka mbyllur deren e baneses kesaj te fundit",-tha dje zedhenesja e policise vendore. Menjehere ndaj te dyshuarit u krye shoqerimi dhe marrja ne pyetje, duke u vene para pergjegjesise.

Pas keshillimit, 39-vjecari eshte rikthyer ne shtepi, duke u paralajmeruar qe deri ne nje vendim gjyqesor per pronesine e baneses, te mos kryente asnje agresion ndaj 58-vjecares, qe duket se e kishte mohuar edhe si nene. Per kete ceshtje hetimet i kane kaluar po dje Prokurorise se Rrethit Durres per vepren penale te "vetegjyqesise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›