E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Xhelozi per Skenderbeun

"Te nderuar pjesemarres, Te nderuar miq e te ftuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia,

Te nderuar Shkelqesi Ambasadore, zonja dhe zoterinj, Duke ju falenderuar per ftesen, shpreh kenaqesine qe ndodhem sot ne kete konference te vecante, qe prek nje realitet shqiptar, rreth te cilit eshte e nevojshme te diskutohet!

Familjet e medha fisnike shqiptare zene fill heret ne Mesjete, me principatat arberore, per te kulmuar me familjen e Kastrioteve dhe Skenderbeun, dhe pas tij ato ripozicionohen sipas rrjedhave historike, ne te cilat perfshihet faktori shqiptar.

Ne kete konference sot, do te flitet per familjet e medha shqiptare, me kumtesa profesionale mbi personazhe, ngjarje, fakte e kontribute. Une jam i bindur qe e gjithe fisnikeria historike, si dhe ato familje qe iu bashkengjiten asaj me gjeste te rralla patriotizmi, heroizmi, mencurie apo aksion politik ne sherbim te lirise kombetare, te Pavaresise se Kosoves dhe prosperitetit te kombit, ne kohe te vjetra dhe te reja, deshmojne qe Skenderbeu, Kryefisniku eshte kudo, tek cdo shqiptar, si ideal dhe si realitet.

Shekuj me pare, me 17 Janar te vitit 1468, Kryezoti i Arberise, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ndahej nga jeta per t'u bere personazhi me i gjalle, i gjithe historise se Shqiptareve. Fan Noli, qe dha e mori me te gjithe, thuajse tere jetes, pohoi aty nga fundi i saj: "Nganjehere pyes veten nese mund te kete sot ndonje njeri qe te jete po aq i gjalle sa Skenderbeu"?

Ai ishte realiteti, modeli dhe simboli i nje kauze te shenjte, i lirise kunder roberise. Ai ishte Prijesi i nje lufte te drejte, heroike e mbrojtese si dhe burri i shtetformimit. Efektet e ketij kontributi nuk u zbehen asnjehere. Ato ishin brumi i Rilindjes kombetare, deri ne nentorin e vitit 1912, ne perpjekjen sublime per pavaresi dhe shtet shqiptar, thelbi i identitetit kombetar dhe i vetedijes bashkekohore. Ideja e luftes clirimtare me Skenderbeun, u be realitet madheshtor, e njekohesisht trashegimi shpirterore, me te cilen perballuam sfidat e renda te koherave.

Ai realizoi te parin bashkim politik dhe ushtarak te arberve, ne Kuvendin e Lezhes. Aktiviteti i tij dhe rezistenca ndaj pushtuesit, e vune ate ne balle te koalicionit anti-osman. Lufta Skenderbegiane buronte prej vetedijes, se pushtimi osman do te tjetersonte vlerat kombetare dhe do ta shkepuste vendin nga Evropa. Ai nuk pati paresore principaten e tij, por bashkimin e Arberise. Epopeja e tij eshte pasqyrim i deshirave te shqiptareve, dhe jo i interesave te tij personale. Qendresa 25-vjecare rrezatohet edhe ne shekujt e mevonshem si nenvetedije popullore, si folklor, si rrefim i panderprere dhe ushqen here pas here kryengritje te reja. Lufta per liri dhe Pavaresi e Kosoves, u frymezua edhe nga kujtimi i Heroit.

Ndokush mund te kete xhelozi per heroin tone kombetar, per bemat, famen, marredhenien, qe ai ndertoi me kombin e tij dhe Evropen ushtarake e politike te kohes, duke u perpjekur sot ta ridimensionoje ate. Ai nuk iu ofrua historise si personazh i letersise, por historia dhe personaliteti i tij dominues ne epoken kur jetoi, te qenit mbrojtes dhe jo zaptues, te qenit konsekuent ne filozofine e lirise, te qenit ne anen e drejte, e bene ate lende per qindra e mijera libra, qe u shkruan gjate shekujve. Ndonje mendje e roberuar, e pajisur me nje guxim regresiv, perpiqet sot te tjetersoje rolin e Skenderbeut ne historine tone apo ne historine e qyteterimit Evropian. Kjo eshte nje perpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione, ajo jep leksione. Hipotezat e humbasin terrenin perballe fakteve. Interpretimi kerkon moralitet te larte dhe profesionalizem.

Dokumentet arkivore, vleresimet e bashkekohesve si Papet e Romes, apo familjet mbreterore, me te cilat ai ishte ne aleance e bashkepunim, ato te Humanizmit dhe Iluminizmit Evropian, tekstet e historiografeve me ne ze te koherave jane per ne, nje burim i ligjshem krenarie dhe sasi e bollshme informacioni per nje histori objektive te ketij burri, qe u be shpirti i historise se Mesjetes. Mjafton te sjellim ndermend Volterin, qe nga katedrat e Parisit, u kujtonte bashkekohesve se: "Ne qofte se perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbege, Perandoria e Lindjes do te ishte ruajtur." Kjo per te kuptuar se sa i gjere eshte areali Skenderbegian. Jane te shumta perkufizimet dhe vleresimet per Skenderbeun si strateg, si njeri i politikes dhe i diplomacise, por ne, shqiptaret e sotem duhet te reflektojme thelle, per "idealin e tij atdhetar, si nje cilesi qe edhe sot ne kohet moderne, percakton fizionomite politike te burrave te shtetit".

Sot shqiptaret ne te gjithe hapesiren ballkanike, e shohin Skenderbeun dhe Arberine e tij, si nje model te madh integrues ne familjen e popujve te Evropes se bashkuar. Fale tij, historia jone e asaj periudhe eshte pjese e lavdishme e historise se Evropes, e sigurisht Skenderbeu, nje personazh shume i spikatur i saj.

Sot Shqiperia po anetaresohet ne NATO dhe po ben hapa domethenes drejt BE-se, akte, te cilat une i shoh te projektuara si deshira te hershme te shqiptareve per te jetuar ne paqe, liri e siguri, brenda familjes natyrale qe eshte Evropa, te asaj familje, mbrojtes i se ciles ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Brez pas brezi, dyert fisnike i gjejme ne rrugetimin tone neper histori, ne kryengritjet anti-osmane, ne Rilindjen kombetare, ne Lidhjen e Prizrenit, ne shpalljen e Pavaresise, ne agun e shtetit te ri shqiptar, ne Kongresin e Lushnjes dhe luften e Vlores, ne konsolidimin e shtetit shqiptar, ne Luften e Dyte Boterore, ne rezistencen anti-komuniste si dhe ne ndertimin e shtetit dhe shoqerise demokratike.

Familjet e medha nuk u bene te tilla vetem nga rangu shoqeror, qe trasheguan, apo pasuria, por mbi te gjitha per sherbimet, qe bene ndaj vendit ne momente te veshtira, kur prej tyre kerkohej sakrifice. Ato i dhane cdo gje kombit dhe nuk pretenduan te merrnin nga ai.

I shohim pasardhesit e ketyre familjeve, tek lene shenjen e devotshmerise ndaj atdheut dhe kombit, kudo ku ata kontribuuan gjate konsolidimit te shtetit shqiptar te para luftes. Ne debatin politik, ne administrate, ne diplomaci e ekonomi, ushtri e arsim duke sjelle pervojat perendimore te vendeve ku u shkolluan.

Nje fjale e urte shqiptare thote se: "rrufeja bie mbi lisat e gjate", dialektika e regjimit komunist ishte konfirmim i saj.

Goditja e elitave tradicionale, politike, intelektuale, ekonomike synonte te prishte komunikimin e popullit shqiptar me pikat e referimit. Komunisteve, u duhej qe te shpikej "Armiku i klases apo i popullit" dhe per kete stigmatizuan dyert e medha shqiptare. Si pasoje ata provuan asgjesimin fizik, burgun, internimin, konfiskimin e prones, humbjen e te gjitha te drejtave, veprime keto me pasoja afatgjata te miremenduara.

Para se te jete nje titull hierarkik shoqeror, fisnikeria eshte dicka etike e brendshme, shpirterore qe mund te ndrydhet nga rrethanat, por nuk shuhet, duke na lene trashegim shembuj te rralle lirie, rezistence e morali gjate kohes se erret te diktatures, ndonese paguan cmimin e gjakut.

Viti 1990 e gjeti kete shtrese si komponentin me te vetedijshem, qe kerkonte ndryshim dhe mbeshtese e patjetersueshme ne ndertimin e demokracise.

Gjate tranzicionit te gjate, duke qene pikerisht keto familje nje pjese e rendesishme e te persekutuarve politike dhe ish-pronareve, u ndeshen jo pak me iluzionin e drejtesise ne raport me te kaluaren, me iluzionin e rikthimit te prones, me ate perfaqesimit politik dhe te integrimit ne shoqeri, duke u bere ne disa raste pré e retorikes politike.

Megjithate, ato deshmuan se jane ne lartesine e tradites se tyre, duke shprehur nje cilesi te larte demokratike, ate te tolerances dhe besimit tek institucionet.

Personalisht ne cilesine e kreut te shtetit nuk do t'i resht perpjekjet qe keto familje te gjejne vetveten ne shoqerine shqiptare, sepse Shqiperia, per t'u bere me e mire, si gjithmone, ka nevoje per kontributin tuaj.

* Fjala e Presidentit Topi ne Konferencen Kombetare "Familjet e Medha Fisnike Shqiptare".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›