E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji brenda standardeve te NATO-s

01/10/2010Kryeministri Berisha le te kuptohet se projektligji per SHISH-in do te riformulohet

Projektligji i propozuar nga qeveria shkaktoi debate te ashpra mes mazhorances dhe opozites

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se ndryshimet qe do te pesoje ligji per Sherbimin Informativ Shteteror do te jete ne perputhje me standardet e Aleances se Atlantikut te Veriut NATO. Kete deklarate shefi i ekzekutivit e beri gjate konferences per shtyp se bashku me komandantin Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope Admiralin James G. Stavridis. I pyetur ne lidhje me ndryshimet qe do te pesoje nisma ligjore shume e debatuar Berisha u mjaftua vetem me fjaline Ajo qe mund te them eshte se ligji do te jete brenda standardeve te Aleances se Atlantikut te Veriut kjo eshte e sigurt. Ne kete menyre ai la te kuptohej riformulimin e draftit fillestar. Ndersa Admirali Stavridis theksoi se ndryshimet ne ligjin per SHISH-in nuk ishin pjese e bisedes qe pati me kryeministrin Berisha. Nuk e diskutuam kete ceshtje sepse kjo eshte nje ceshtje e brendshme e politikes dhe jashte kompetencave te mia si perfaqesues i NATO-s - theksoi ai.

Debatet per ligjin

Projektligji per Sherbimin Informativ Shteteror u be pjese e nje debati te ashper mes mazhorances dhe opozites. Ne draftin e propozuar nga qeveria nje nder pikat e debatueshme ishte kufizimi i mandatit te kreut te sherbimit sekret shqiptar. Mazhoranca ka theksuar se ndryshimet ne ligjin per sherbimin sekret shqiptar jane ne nevojshme dhe mundesojne modernizimin e ketij sherbimi. Sipas shumices rregullimet ne ligj nuk cenojne pavaresine e institucionit standardet demokratike dhe transparencen e tij dhe se eshte teresisht ne perputhje me kerkesat e vendeve te NATO-s. Per mazhorances eshte me se normale qe kreu i SHISH-it te kete nje mandat te kufizuar ashtu sikunder ne vendet e tjera me demokraci te fuqishme. Por opozita eshte shprehur se kryeministri dhe mazhoranca permes ndryshimeve ne ligj kerkojne qe te vene nen kontroll Sherbimin ashtu si te gjitha institucionet e tjera te pavarura kushtetuese. Ne gjykimin e PS-se drafti ligjor bie ne kundershtim me standardet nderkombetare dhe ato te NATO-s. Ne debatin mbi nismen ligjore u perfshine edhe drejtues te perfaqesive diplomatike ne Tirane. Ish-ambasadori amerikan Xhon Uidhers ambasadorja britanike Fiona McIleham dhe ish-kreu i prezences se OSBE-se Robert Bosh. Ata kane theksuar se roli i sherbimeve sekrete eshte shume i rendesishem dhe cdo ndryshim ne ligj duhet bere pa u nxituar. Madje u perfol se qeveria pati edhe trysnine e sekretarit te pergjithshem te NATO-s per mosvotimin e projektligjit.

Tentativa e pare per votim

Ne seancen parlamentare te dates 22 korrik 2010 ishte parashikuar te hidhej ne vote projektligji per SHISH-in. Parashikuar qe te votohej pikerisht ne kete seance deputetet socialiste akuzuan kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli per shkelje te Rregullores procedurave dhe mashtrim per kalendarin e punimeve te Kuvendit duke kerkuar nxjerrjen e projektligjit nga rendi i dites. Por demokratet theksuan se nuk ishte e vertete se projektligji kishte shkuar papritur ne seance. Per PD-ne kur projektligji ka kaluar ne Komisionin parlamentar te Sigurise dhe opozita nuk ka qene e pranishme ne kete komision.

Tentativa e dyte per votim

Projektligji per SHISH-in u be pjese e debateve mes kreut te grupit te PS-se Gramoz Ruci dhe kryeministrit Sali Berisha ne seancen e 26 korrikut 2010. Ruci deklaroi se mazhoranca nuk deshiron te votoje ligjin pasi nuk eshte e bindur per votat e nevojshme. Berisha iu pergjigj duke thene se ishte i gatshem per nje mocion mosbesimi te opozites parlamentare me qellim rikonfirmimin e mazhorances qe ai kryeson. Pas debateve Topalli tha se te projektligji ishte shtyre sepse seanca e fundit e sesionit parlamentar ishte planifikuar vetem per buxhetin. Nisma u shty per sesionin e ardhshem.

Gjendja aktuale

Sherbimi Informativ Shteteror vazhdon te funksionoje ne baze te ligjit ekzistues. Politika shqiptare pas debateve te forta mbi nismen ligjore qe sillte ndryshimet ne ligjin e SHISH-it duket se ka rene ne qetesi te plote. Shtyrja e votimit te draftit ligjor ka bere qe mazhoranca dhe opozita te mos konfliktohen me mbi kete ligj. Duket se ligji i ri do te perpilohet duke marre ne konsiderate edhe shqetesimet e parashtruara nga aktoret e rendesishem nderkombetare dhe aleatet e Shqiperise pjese e NATO. Qe nga seanca e fundit plenare PD-ja dhe PS-ja nuk e kane ngritur me ceshtjen per ligjin e SHISH-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›