Zhdukja e Bleonës e ëma padit 5 kushërirat
KUKES- Bukurie Mata, e ëma e vajzës së zhdukur që në majin e vitit të kaluar në Zapod të Kukësit, ngre padi penale për moskallëzim krimi ndaj 5 vajzave që ishin me të bijën ditën e zhdukjes së saj. Gruaja 29-vjeçare bëhet edhe personi i parë në atë familje që ngre një padi penale kundër personave që e panë për herë të fundit Bleona Matën, 7-vjeçaren, pas zhdukjes pasditen e 22 majit. Gazeta Shqiptare citon gruan e re të ketë thënë se “vetëm ato e dinë të vërtetën për vajzën time, e sidomos Qamilja", kushërira e parë e të atit të Bleonës së zhdukur.
Kallzimi penal është regjistruar ditën e djeshme nga prokurori i gatshëm në rrethin e Kukësit. Objekti i padisë penale është moskallëzimi i krimit të zhdukjes së Bleona Matës. Një nga pesë personazhet që tashmë akuzon gruaja për humbjen e së bijës është edhe kunata e saj Alketa Mata, si dhe Qamile Mata, vajza 16 vjeçe.
Zhdukja pa asnjë gjurmë e Bleonës ka bërë që dy prindërit e saj të shkojnë drejt divorcit, ndarje që ka nisur prej muajsh e bashkë me të kanë nisur të dalin në dritë edhe një sërë dyshimesh për ndonjë përgjegjësi brenda familjes.
Prokuroria e Kukësit, po ashtu edhe ajo e Krimeve të Rënda, si dhe një sërë aktorësh të tjerë të hetimit të krimit janë përqendruar me muaj të tërë në zbulimin e misterit që mbart pikërisht kjo çështje, por pa arritur asnjëherë deri më sot në ndonjë konkluzion, qoftë edhe për ta përcaktuar nëse kemi të bëjmë me zhdukje apo me rrëmbim personi.
(s.g/balkanWeb)