I dehur, vret gruan me automatik tenton të vetëvritet
DURRES- Krimi i rëndë brenda në familje trondit qytetin bregdetar të Durrësit. Një 54 vjecar në gjëndje të dehur ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 44 vjecare. Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 02.00 të së enjtes në banesën e ciftit në lagjen numër 8 të këtij qyteti. Kjo lagje është populluar pas viteve 1990.
Autori Agron Hoxha pasi ka qëlluar me automatik në drejtim të gruas së tij Bukurie, 44 vjecare duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën armë por është plagosur. Policia thotë se 54 vjecari ndodhet në gjëndje të rëndë në reanimacionin e Durrësit. Në vendngjarje oficerët e policisë kanë kryer veprimet hetimore dhe po punohet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
(s.g/BalkanWeb)