E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel grave: Ekzaminoni tumoret

Ne 12 mije ekzaminime rastesore mamografish te kryera ne nje vit, 310 gra kane rezultuar te jene prekur nga tumori ne gji .Shqetesues eshte fakti se ne Shqiperi, me tumor ne gji kane rezultuar gra te moshave te reja 35-45 vjec.

"Ne fushen e luftes kunder kancerit te gjirit shifrat jane ne rritje dhe tashme kemi arritur numrin e 12 mije ekzaminimeve ne vit. Jemi ne shifrat rreth 2.6 perqind ne normen nderkombetare", u shpreh drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Bardhi Spahiu.

Specialiste te Ministrise se Shendetsise u bejne apel  te gjitha grave nga mosha 30 vjec te kryejne kete lloj egzaminimi  per te kapur ne kohe tumorin ne gji, cka ben dhe ndryshimin ndermjet jetes dhe vdekjes, qe vjen nga kjo semundje, tek grate.

Ne saje te projektit  "Interreg 3" pritet te realizohet ne Shqiperi  transplanti i veshkave,  i cili deri me tani eshte shtyre pershkak te vonesave tenderiale dhe mos perfundimit te punimeve ne sallen ku do te kryhet ky operacion. Spahiu premton se transplaniti do te kryhet brenda vitit dhe brenda afateve te projektit "Interreg 3".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›