Irlande i mohojne abortin gjen vdekjen

Eshtë një rast që ka tronditur gjysmën e Europës ai i Savita Halapanavar, irlandezes me origjinë indiane. Një ngjarje që ka rindezur dhe njëherë debatet për cështjen e abortit në Irlandën katolike. Gruaja një dentise 31 vjecare, ka vdekur pasi mjekët nuk kanë pranuar të kryejnë abortin me arsyetimin se Irlanda është një vend katolik. Autoritetet kanë nisur menjëgerë hetimet ndërsa kryeministri Enda Keni ka dekalruar se ëshët në pritje të rezultateve të këtyre hetimeve. Në Irlandë aborti ëshët i jashtëligjshëm me përjashtim të rasteve kur shëndeti i nënës ëshët në rrezik. Familjarët e gruas kanë dëshmuar se 31 vjecarja ka kërkuar disa herë të ndërpriste shtatzaninë pasi kishte dhimbje të forta dhe se e dinte që do të abortonte. Bashkëshorti i viktimës ka treguar për mediat se mjekët i kishin bërë të qarët se deri në momentin që ata ndjenin ritmin kardiak të fetusit, nuk mund të kishte ndërhyrje. Në të njëjtën kohë edhe departamenti i shëndetësisë ka nisur hetimet për rastin, vetëm pak javë para hapjes së një klinike private në vend ku do te jëtë e mundur të kryhet aborti. Në Dublin mbi dy mijë persona janë mbledhur para parlamentit për të protestuar në heshtje dhe për të kërkuar që qeveria të gjejë një mënyrë ku të bëhet i mundur aborti nëse shëndeti i nënës është në rrezik. Organizatorët kanë kërkuar që irlandezët në të gjithë botën të protestojnë para ambasadave.