E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burma liron qindra te burgosur

Burma ka vendosur me anë të amnistisë të lirojë 452 të burgosur, disa ditë para vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në vend. Amnistia e cila përfshin dhe të burgosur politikë është dhënë për të ndihmuar në promovimin e vullnetit të mirë dhe të marrëdhënieve bilaterale. Lajmi është konfirmuar nga mediat shtetërore, lëvizja është më e fundit nga një seri të tillash pas reformave të kryera nga qeveria e presidentit Thein Sein. Vizita e presidentit amerikan Obama, është e para e një presidenti në detyrë në Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe synon inkurajimin e reformave të qeverisë. Mbetet ende e paqarët, gjithësesi se sa të burgosur politikë do të lirohen. Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se janë ende 300 të burgosur politikë që mbeten në burgje. Poir sipas medias shtetërore ndër ata që do të lirohen ka dhe shtetas të huaj. Nëj amnesti e mëparshme në shtator liroi më shumë se 500 të burgosur. Qeveria aktuale e udhëhequr nga Tein Shein ka ndërmarrë një seri reformash që nga përfundimi i pushtetit ushtarak në nëntor të vitit 2010. Pavarësisht këtyre reformave, kritikët shprehen se vendimi i Obamës për të vizituar Burmën menjëgerë pas rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë është i shpejtuar dhe se qeveria e Burmës nuk e meriton një shpërblim të tillë, pasi reformat sapo kanë filluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›