E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zherard, beson se Liverpuli do te fitoje titullin

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Zherard shwnoi dy gola, nw fitoren 3-0 ndah Uest Hemit dhe beson akoma se ekipi i tij do te fitoje kampionatin anglez kete sezon. Liverpuli ka fituar tete nga nente ndeshjet e fundit dhe me kete ecuri, lojtaret besojne se mund te arrijne suksesin ne fund te gares. Ne Premier Lige, sot Mancester Junajtid do te ndeshet me Mancester Sitin, ne nje ndeshje derbi, qe per Zherard do te thote se ekzistojne mundesine per t'iu afruar kryesimit. "Ne duhet ta mbyllim kete kampionat, me deshiren qe te fitojme titullin kampion", - thote kapiteni i liverpulasve. Te them te drejten, me bindje besoj se mund ta arrijme kete synim. Deri diku titulli eshte ne duart tona. Nese une them se nuk do te fitojme ndeshjet e mbetura, atehere perse ne futemi ne fushe dhe cfare synojme?" - pyet me habi kapiteni i Liverpulit. Nese Mancester Junajtid fiton dy ndeshjet e radhes, pra edhe ate te se merkures kunder Viganit, Zherard pranon se ne nje rast te tille, do te jete me e veshtire qe te sigurohet objektivi. "Nese ne arrijme dhe shkurtojme diferencen, mendoj se do te arrijme suksesin, qe mungon prej 19 vjetesh. Ne jemi ekipi me i mire i tre-kater viteve te fundit", - thote lojtari kryesor i formacionit te Liverpulit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›