E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, Vilareali e shpall kampione ne Spanje

Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola tha se do te ishte perfundimisht i lumtur, nese ekipi qe ai drejton, do te fitoje ndeshjen e sotme me Vilarealin dhe kampionatin spanjoll. Katalanasit ndodhen para Realit te Madridit dhe me nje fitore, do te shpalleshin matematikisht kampione te Spanjes. Guardiola thote se titulli kampion duhet te fitohet sa me shpejt qe te jete e mundur, me qellim qe skuadra te mendoje per "Champions". "Ne mund ta mbyllim sa me shpejt qe te jete e mundur ceshtjen e titullit kampion. Nuk kemi pse leme asgje per ne fund. Ne cdo ndeshje ne synojme qe te fitojme. Koha per te mbyllur gjithcka ne menyre perfekt, mendoj se ka ardhur", - thote trajneri katalanas. "Kampionati spanjoll eshte nje prej me te mireve ne bote, kur jemi ne prag te realizimit te objektivit tone qe kishim ne fillim, sigurisht mund te jemi edhe te emocionuar. Jemi shume prane ketij suksesi, sepse kemi punuar shume per te", - shpjegon Guardioala.

Trajneri nuk ka dashur te flase per festime, duke e lene me kaq. "E rendesishme eshte-thote ai- qe te shpallemi kampione, festimet me vone". Ai flet gjithashtu edhe per ndonje parashikim qe mund te kishte bere, qe prej fillimit te ketij sezoni dhe pranon se ka mbetur i suprimuar me paraqitjen e skuadres se tij. "Mendoj se do te ecim mire, sepse kemi kaluar nje vit te mbare, te cilen une nuk e kisha imagjinuar dot", - shpjegon trajneri katalanas. Ne fund, Guardiola foli edhe per Tierri Henrine, i cili duket se do te humbe edhe finalen e Liges se Kampioneve, pas nje demtimi qe pesoi ne Madrid, ne ndeshjen kunder Realit. "Jam me shume se i lumtur me sjelljen e tij. Ai eshte nje njeri shume i sjellshem. Ai ka nje edukate te tille, prej te cilit edhe ne duhet te mesojme shume. Ai punon shume dhe ka nje talent te rralle. Ai ben gjithcka dhe ne mundohemi ta ndihmojne sa mundemi. Nese ai do te jete me ekipin ne Rome, mund ta ndihmoje shume Barcelone, drejt suksesit te "Champions". Henri eshte nje njeri dhe nje lojtar i shkelqyer", - thekson trajneri i Barcelones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›