Zherka: Politika SHBA-Shqiperi sdo ndryshoje

“Politika e SHBA ndaj Ballkanit nuk do te ndryshoje nese zgjidhet McCain apo Obama. SHBA mbeshtesin pavaresine e Kosoves dhe integritetin territorial te saj”, ka pohuar Zherka per VOA.
Ai vlereson se Obama do te ishte presidenti ideal per shqiptaret, kjo per njohurite e tij dhe per eksperiencen qe ka kandidati per zevendes, Joe Biden.
“Dyshja Obama-Biden eshte me e mira per shqiptaret, pasi kane eksperience dhe Biden e njeh mire ballkanin”, shton Zherka.
Analisti shton me tej se Obama eshte personi qe do t’i sjelle ndryshimin e shumepritur amerikaneve, duke zgjidhur edhe krizen ekonomike qe ka perfshire vendin.
“Ky vend eshte ne krize dhe ne kemi nevoje per nje politike ndryshe nga ajo e deritanishmja. Besoj se Obama do te beje ndryshime ne kete aspekt te jetes sone, ndersa McCain jo. Ai do te ndjeke politiken e Bush”, ka shtuar Zherka.