E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musaraj: SHIK ka genjyer

Ish-ministri i Brendshem, Agron Musaraj gjate deshmise se tij per rrembimin e Remzi Hoxhes ka hedhur poshte pretendimin e Sherbimit Informativ Kombetar se ishte kercenuar gjate kohes qe ishte ne kete post dhe pas ketyre te dhenave te jete organizuar edhe shoqerimi nga SHIK-u i tre shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha.

Musaraj i cilesoi si “perralla” keto informacione. “Perralla, mua nuk me ka kercenuar askush. Keto jane vetem perralla”, eshte shprehur Musaraj.

Ish-ministri rrefeu se gjate kohes qe ishte bere denoncimi per zhdukjen e Remzi Hoxhes, ai kishte bere verifikimet dhe kishte rezultuar se Remzi Hoxha nuk ishte shoqeruar nga policia.

“U kam dhene urdher strukturave perkatese qe te interesohen ne polici per Remzi Hoxhen. Me pas mora informacionin se nuk kishte te ndaluar ne zyrat e policise”, ka shtuar Isaraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›