Saranda njihet me projektin per bregdetin
Bregdeti i Jonit pret realizimin e projektit i cili synon menaxhimin e mbetjeve urbane. Projekti i Bankës Botërore dhe është prezantuar në takim me përfaqësues të qeverisjes vendore, nga zv/ministri i transporteve dhe përfaqesuesi i BB,Malltezi.
SARANDE- Prezantohet në Sarandë projekti që pritet të integrojë bregdetin. Projekti synon menagjimin e mbetjeve urbane dhe është prezantuar nga përfaqësuesi i Bankës Botërore, njëkohësishjt dhe drejtues i projektit, Jamarbër Malltezi, si dhe zv. Ministër i Tansporteve Stavri Ristani. Në takim kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësues të qeverisjes vendore të Sarandës.
Sipas Ristanit dhe Malltezit projekti krijon mundësi për të menaxhuar në mënyrë të organizuar mbetjet urbane në bregdet. Në shërbim të realizimit të kësaj ideje u tha se do të ngrihet landfilli ne rajonin e Bajkajt kundrejt sigurimit të banorëve të kësaj zone me energji, ujë dhe rrugë. Projekti përfshin ngritjen e një stacioni transferimi në Himarë. Në takim u diskutua dhe për mbetjet interte që përfundojnë në kanalin e Bistricës.
(NEWS24/BalkanWeb)