Anxhelina Zholi e xhindosur me Pit, zbuloi se takohet me Aniston
Sërish telashe për Anxhelina Zholi dhe Bred Pit. Çifti që dukej se kishte gjetur harmoninë e humbur mendohet se ka tashmë një tjetër temë për të debatuar. Motivi? Xhenifer Aniston... Anxhelina është xhindosur kur ka zbuluar se Bred ka përmirësuar raportet me ish-bashkëshorten. Sipas burimeve, Pit dhe Xhenifer janë takuar në fillim të këtij muaji ndërsa Anxhelina po merrej me përgatitjet e festës së ditëlindjes së saj: “Anxhelina – bën të ditur një burim për “National Enquirer” u tërbua kur mori vesh se Bred i dërgonte mesazhe Xheniferit dhe takohej me të, edhe pse i kishte premtuar se i kishte ndërprerë marrëdhëniet me ish-in. Lajmi – vazhdon burimi – e shtyu Anxhelinën të anulonte në minutën e fundit festën për ditëlindjen. Kur Bred u kthye nga shtëpia e tyre luksoze në Kaliforni, Anxhelina e pyeti se ku kishte qenë dhe ai u përgjigj se kishte kaluar kohë me miqtë e tij. Por ajo nuk e besoi, e bindur se kishte qenë me Xhen”. Prej një kohe të shkurtër ata kishin vënë në vijë raportin e tyre dhe Bred supozohej se nuk kishte asnjë lloj komunikimi me Aniston. Tashmë ata janë të zemëruar me njëri-tjetrin dhe jetojnë në dhoma të ndara. Në pjesën më të madhe të rasteve është pikërisht hija e Aniston që turbullon çiftit.
18 Qershor 2010