Testohen bankat evropiane
Njëzet e shtatë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten në mënyrë të papritur që të kryejnë teste të shëndetit financiar të bankave më të mëdha të kontinentit dhe që rezultatet e këtyre testeve t’i publikojnë deri në fund të muajit të ardhshëm. Këtë vendim në samitin treditor në Bruksel e morën shefat e shteteve dhe qeverive të 27 shteteve anëtare të BE-së.
Në këtë mënyrë ata dëshirojnë që tregun ndërkombëtar financiar ta bindin se bankat evropiane janë në gjendje që të mbijetojnë, qoftë edhe nëse në rast të përkeqësimit të rrethanave ekonomike ato shtojnë numrin e klientëve që nuk mund t’i kthejnë kreditë.
Testet e shëndetit financiar të bankave kanë për qëllim që të masin aftësinë e tyre për të mbijetuar në skenarë të ndryshëm të përkeqësimit të situatave financiare.
Burimet diplomatike thonë se para samitit, Gjermania ka pasur rezerva serioze për idenë që rezultatet e këtyre testeve të publikohen, mirëpo kancelarja Angela Merkel e ka pranuar propozimin pas insistimit të presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Berlini druan se testet do të tregonin që bankat gjermane nuk janë në pozicion të mrekullueshëm, ndër të tjera edhe për shkak se i kanë huazuar dukshëm shumë para qeverisë greke.
Qeveria gjermane druan – në rast se rezultatet nuk dalin të mira – se do të duhej të ndihmojë bankat me mjetet nga buxheti shtetëror.