E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen City, fiton Tottenham

Ekipi shumë i përforcuari Manchester Cityt ka zhgënjyer duke pësuar humbje 3 me 2 në transfertë te skuadra e promovuar sivjet në Premier Leaguen Angleze, ekipi nga Uellsi Cardiff City

Ishte ekipi i Cityt i pari që doli në epërsi me golin e boshnjakut Edin Dzeko në min. 52, por ekipi Cardiffit arriti jo vetëm të barazonte por edhe të përmbyste rezultatin. Ishte Gunnarrsson ai që barazoi rezultatin në min. e 60, për të kaluar në epërsi me dy golat e sulmuesit Campbell i cili shënoi në minutat e 79 dhe 87. Por e gjitha çfarë arriti të bënte City ishte të ngushtonte rezultatin përmes Alvaro Negredo në min. e 92.

Ky rezultat padyshim do të ishte edhe befasia e javës së dytë në kuadër të Premier League, marrë parasysh fondin e lojtarëve dhe investimet që ka bërë City këtë vit dhe jo vetëm.

Ndërsa ekipi nga Londra Tottenham ka bërë pikërisht të kundërtën duke e mposhtur poashtu ekipin tjetër uellsian Swansea me golin e vetëm të Roberto Soldados i cili edhe këtë javë shënoi gol nga pika e bardhë, në min e 58. Me këtë fitore Tottenham na tregon se është një ndër kandidatët serioz që synojnë pozitat e epërme të tabelës në ligën më të fortë në botë, edhe pse ylli kryesor i ekipit Gareth Bale pothuaj minutat po e ndajnë ti bashkohet ekipit galaktik Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›