E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjimi i radhës, na mposhtë Islanda

Edhe një herë kombëtarja jonë zhgënjen, pas disfatës nga Sllovenia, përzgjedhja e kombëtares shqiptare pëson edhe humbjen e radhës, kësaj radhe nga Islanda. Të përzjedhurit e Gianni De Biasi u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 2 me 1.

Ishin tanët që dolën të parët në epërsi me golin e Valdet Ramës që në minutën e 9, i cili shënoi një gol shumë të bukur nga jashtë 16 metra, por çka vlejti kjo kur pa kaluar mirë as 5 minuta mbrojtja jonë u tregua neglizhente dhe pas një gabimi të Telit, ishte Bjarnason që na ndëskoi duke barazuar rezultatin në 1 me 1. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë ishin islandezët që dolën në epërsi që në min. e 47 përmes të inkuadruarit në pjesën e dytë Sigthorsson i cili shënoi një gol me thembër, gol ky i cili doli të jetë edhe vendimtari për islandezër. Edhe pse De Biasi u mundua të bëjë diç më tepër përmes zëvëndësimeve nuk arriti të thente ishullorët nordik.

Me këtë humbje gjasat e Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm zbehen në minimum, pasi me këtë humbje Shqipëria zbret në vendin e 5-të me dhjetë pikë, ndërsa Zvicrra e shqiptarëve tashmë pothuaj e ka të sigurt kualifikimin për në Brazil, ndërsa për vendin e dytë mbeten të luftojnë Sllovenia që ka 12 pikë, Islanda 13 pikë, Norvegjia me 11 pikë, por edhe pse me shumë pak gjasa Kombëtarja shqiptare me 10 pikë ka ende pak gjasa, por duhet të shpresojmë te fati dhe te një angazhim dhe nje lojë shumë më ndryshe prej këtyre që i kemi zhvilluar deri më tani./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›