Zhgënjimi nga “Tre Tenorët”
TIRANE - Tre Tenorët”, në edicionin e tyre të 9-të në Pallatin e Kongreseve, morën duartrokitje, por jo brohoritje dhe nuk arritën ta çonin sallën në këmbë. Në syrin e një dashamirëseje që vëzhgonte nga salla, pashë shumë gjëra që çaluan tek performanca e tyre.
Kastriot Çaushi, ishte i pari që çalonte ndërsa prezantonte këtë event. Ndër prezantimet kryesore të maestrove që luanin për publikun shqiptar, Kaçi, ndoshta edhe i pamësuar, i titulloi si të ishin drejtor ndërmarrjes....drejtori filan, drejtori fistek...Eh, fjala e saktë për vetë rëndësinë e atyre personaliteteve që luajtën për publikun shqiptar do të ishte “DREJTUES”. Por, duke qenë se skenari është bërë ndoshta në momentin e fundit, kishte shumë raste që drejtuesi i këtij eventi, përveç këtyre gafave, kishte harruar të mësonte përmendësh edhe emrat e tyre.
Por nuk ishte vetëm kjo. Organizimi i koncertit dukej se kishte kaluar pa prova. Secili nga tre tenorët, ai shqiptar Adrian Xhema, ai italian Francesco Zingariello dhe ai spanjoll Sebastian Ferrada, morën shumë duartroktitje kur këndonin pjesë solo....Por kur vinte puna të këndonin të tre, dukej se kishin një performancë të dobët, nuk koordinonin me njëri tjetrin, në disa raste, dukshëm nuk e kishin të mësuar tekstin. Fatkeqësisht, nuk arritën asnjëherë të ngrenë në këmbë publikun që e kishte mbushur plot e përplot sallën e Pallatit të Kongreseve. Dështimi ishte pikërisht kënga mbyllëse e Toto Kotunjos “Tutti Insieme nella Europa”. Duke na përmendur liberalizimin e vizave, dhe mirë bënë, u rrekën të këndonin së bashku këtë këngë, por, herë harronin, herë dukej se stononin, e herë –herë, fjalët ia ngecnin njëri tjetrit. Nuk mundën ta këndojnë bukur dhe me energji. Të paktën, ta kishte kënduar salla në kor.
Kishte sigurisht tre vlera pozitive ky spektakël i dy ditëve më parë: ishte pianisti Genc Tukiçi, që i meritoi duartrokitjet e atyre që e ndoqën i ardhur posaçërisht nga Parisi për këtë event, dirigjenti italian Leonardo Quadrini dhe ylli i mbrëmjes, ishte tenori kosovar Ram Lahaj. Ishte ky tenor i ri, që ngriti sallën në këmbë, për fatkeqësinë e tre tenorëve që kishin marrë autorësinë e këtij koncerti. Një djalë, që me zërin e tij kumbues, dominoi gjithë skenën.
Donacionet për këtë edicion të “Tre tenorëve” siç dukej dhe nga biletat, ishin të shumta. Nuk do të isha shumë e sigurt të mendoja se të gjitha ato para të ivenstuara për këtë koncert, nga organizatori Edmond Tullumani, kanë vajtur për të organizuar më së miri këtë event, për të cilën u tha se ka pasur prenotime biletash edhe nga jashtë vendit. Sepse në përfundim, kur pashë se për tre tenorët dhe të ftuarit, (mes të cilëve edhe vajza e zotit Tullumani që ishte një soprano e shkëlqyer që performoi në skenë), nuk u dha dot asnjë buqetë me lule, por nga një karafil 1000 leksh i vjetër i mbështjellë me qese, mendova se organizatori, paska qenë shumë keq për fonde. Ndoshta kush e di...nuk i kanë blerë buqetat e nevojshme të luleve, sepse mund të kenë çuar donacionet si ndihma për qytetin e Shkodrës...
(GSH/BalkanWeb)