E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhoze Murinjo: Ndaj Shqipërisë kursejeni Ibrën

Bledar Kuka- Për Zhoze Murinjon, Zllatan Ibrahimovici duhet të kursehet sa më shumë që të jetë e mundur në ndeshjet eliminatore të Suedisë. Në kohën kur nordikët pritet të "kryqëzojnë shpatat" me Shqipërinë dhe Hungarinë, përkatësisht më 6 dhe 10 shtator, trajneri i tyre Lars Lagerbek duhet edhe të përballojë polemikën me portugezin. Pavarësisht nga fjalët e Zhozesë për "respekt reciprok ndaj Lagerbekut", sërish ai nuk mund të rrijë pa dhënë sugjerime.
"Nëse Suedia do të jetë në epërsi 2-0 deri në minutën e 70-të, - është shprehur ai, cituar nga gazeta suedeze "Afronbladet", - atëherë, sipas mendimit tim, Ibrahimovici duhet të ulet në stol". Gazeta në fjalë hapi menjëherë debat, për këtë temë tepër të lexuar në shtetin skandinav, duke pyetur disa nga specialistët më të mirë të medias sportive për sugjerimin e Murinjos.
Simon Bank i Sportbladetit (pjesa sportive e "Aftonbladetit", Murinjo e ka gabim. "Ndeshjet me kombëtaren janë shumë të rëndësishme dhe nuk ka pse të ndërhyjë klubi në minutazhin që duhet të luajnë lojtarët", - thotë ai. Një futbollist që luan në Suedi, Henrik Rydstrëm i Kalmarit, gjithashtu nuk është dakord duke thënë se "ndeshjet me kombëtaren janë më të rëndësishmet për një lojtar dhe nuk mund të kufizohen".
Eksperti komentator i stacionit Viasat, Bose Peterson, mban anën e patriotëve të tij.
"Përfundimisht, jo (Murinjo nuk ka të drejtë). Bëhet fjalë për dy interesa krejt të ndryshëm dhe Lagerbeku duhet të kujdeset që të mbrojë interesat e tij, pra ekipin kombëtar". Tom Pral, trajner i Treleborgut, është i detyruar të dyzohet sepse ai e kupton hallin e Murinjos. "Më mirë është të krijohet një dialog, - thotë ai, - askujt nuk i intereson një konfrontim total".
SUEDIA KUNDËR SHQIPËRISË
Suedia e Zlatan Ibrahimovicit është kundërshtari i parë dhe i fundit i Shqipërisë (14 tetor 2009) në ndeshjet eliminatore të Grupit 1, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Hungaria e Malta.
Portierë: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Ëiland (Elfsborg)
Mbrojtës: Andreas Granqvist (FC Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Ëendt (FC Copenhagen)
Mesfushorë: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian Wilhelmsson (Al-Hilal)
Sulmues: Marcus Berg (FC Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Ëerder Bremen)
Suedia
Nënkampione e botës: 1958
E treta në botë: 1950, 1994
E katërta në botë: 1938
Pjesëmarrja në Kampionatet Botërore: 11 herë (1934, 1938, 1950, 1958, 1970, 1974, 1978, 1990, 1994, 2002, 2006)
Rezultati më i mirë: Fituesi i turneut olimpik të futbollit: 1948
Ndeshja e fundit
20.08.2008: Suedi-Francë 2-3 (Miqësore)
Ndeshjet e ardhshme
06.09.2008: Shqipëri-Suedi (El.Kamp.Bot)
10.09.2009: Suedi-Hungari (El.Kam.Bot)
Larson: "Nuk largohem nga Helsingborgu"
Sulmuesi veteran suedez Henrik Larson konfirmoi se ai do të vazhdojë të luajë me Suedi me Helsingborgun. Fituesi i Ligës së Kampioneve ishte përmendur për një kalim te Evertoni apo te Totenhemi, por sulmuesi i thirrur edhe nga trajneri i Suedesisë, Lars Lagerbak, në ndeshjen kundër Shqipërisë (6 shtator) e hodhi poshtë mundësinë. 36-vjecari ka luajtur në 99 ndeshje me Suedinë ku ka shënuar 37 gola. Ndeshja kundër Shqipërisë do të jeta e 100-ta e tij nëse ai do të luajë në Tiranë. Një shifër e bukur.
Botërori 2010: Kalendari i Grupit 1
06.09.2008: Shqipëri–Suedi
10.09.2008: Shqipëri-Maltë
11.10.2008: Hungari-Shqipëri
15.10.2008: Portugali-Shqipëri
11.02.2009: Maltë-Shqipëri
28.03.2009: Shqipëri- Hungari
01.04.2009: Danimarkë-Shqipëri
06.06.2009: Shqipëri-Portugali
09.09.2008: Shqipëri-Danimarkë
14.10.2009: Suedi–Shqipëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›