E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Kisha nuk me kupton, drama i ben himn Kishes Autoqefale!

Mitropolia e Korces e ka cilesuar dramen “Shen Maria e Beratit” me autor Namik Doklen si blasfemi ndaj komunitetit Ortodhoks. Kjo akuze vjen pas protestes te komunitetit ortodoks te merkuren, e cila u be shkak per nderprerjen e shfaqjes ne teatrin “Andon Zako Cajupi” te Korces. Ndersa autori i drames, deputeti i PS Namik Dokle, ka pohuar se, “Drama eshte nje krijim i mirefillte artistik, qe nuk ka per qellim fyerjen e ortodokseve. Perkundrazi i ben himn Kishes Autoqefale”. Me tej autori sqaron se vepra “Shen Maria e Beratit” e cila trajton ngjarje nga mesjeta, i kushtohet perpjekjeve shekullore te njerezve te shquar, per te garantuar mbijetesen e identitetit, tradites dhe te shpirtit te kombit shqiptar. Pas polemikave te hapura ka reaguar edhe Drejtoresha e teatrit te Korces, “Andon Zako Cajupi”, Zamira Kita e cila shprehet se me shfaqjen e kesaj drame nuk po luftohet kisha. “Per 5 dite me radhe publiku na ka nderuar dhe duartrokitur. Nuk jemi duke luftuar kishen, kemi bashkejetese fetare”, thote ajo. Sipas drejtoreshes se teatrit te Korces, vijimesia e shfaqjes do te rishikohet. Drama e cila filloi te shfaqej ne teatrin e Korces “Andon Zako Cajupi” ne daten 19 janar, pas 5 ditesh u nderpre per arsye te reagimit te forte nga komuniteti ortodoks.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›