E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindet me te atin, vetevaret 16-vjecari

GRAMSH - Vetevaret me litar pas grindjes me te atin. Alban Dyrmyshi, 16 vjec, nga fshatin Zgjup Koder, i komunes Sulte, ne Gramsh, i ka dhene fund jetes se tij afer shtepise, duke u vetevarur. Shkak per vendimin ekstrem te adoleshentit ka sherbyer nje grindje e castit mes at e bir. Familja Dyrmyshi banon ne afersi te Gramshit, por ka ende toka ne fshatin e lindjes. Albani bashke me babane kane udhetuar per ne fshat, per t'u kujdesur per pronen dhe per te ujitur token. Gjate punes ne are, i ati, Rustemi, e ka qortuar te birin te ishte me i kujdesshem. Vetem kjo ka qene kritika per adoleshentin, qe e ka demtuar ate psikologjikisht. Fjalet e babait e kane prekur thelle ne seder te riun, i cili, pasi ka goditur pompen me shkelm, ka braktisur punen dhe eshte larguar ne drejtim te shtepise. Ne shenje hakmarrjeje ndaj te atit, ai ka vendosur te varet me litar. "Ne jemi me origjine nga fshati Zgjup Koder, tregon i deshperuar Rustem Dyrmyshi, babai i djalit te vetevrare. Para disa vitesh, u afruam ne Gramsh, por kemi ende toka dhe pasuri ne fshat, per te cilat kujdesimi cdo sezon. Bashke me djalin shkuam ne shtepine e vjeter ne fshat, per te mbjellat dhe te vadisnim token. Gjate dites e mesova se si duhet te punonte dhe me shoqeroi gjate gjithe kohes, duke punuar intensivisht me mua. Pasdite e qortova, pasi nuk ishte shume i perqendruar. Por ai u nxeh dhe duke ma shprehur revolten ne sy, goditi me shqelm pompen e ujit qe kishim vene aty ku po punonim dhe u largua me vrap ne drejtim te shtepise". Pas veprimit, ku adoleshenti ka shfaqur irritim, babai i tij ka menduar se do ta priste ne shtepi dhe ka vazhduar punen ne are. Pasi ka mbaruar punen, Rustemi ka ikur ne shtepi, ku ka pare skene e tmerrshme, varjen e te birit. "Nuk u besova syve kur e pashe, tregon i tmerruar Rustemi. I hoqa litarin nga gryka dhe u perpoqa ta sjell ne jete, por ai kishte vdekur. Nuk gjej fjalet te tregoj dhimbjen time. Humba driten e syve, thjesht per nje qortim". Per fat te keq, adoleshent, pas aktit ekstrem te vetevarjes, nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi. Mesojme se babai i viktimes ka lajmeruar menjehere policine, e cila ka shkuar ne vendngjarje se bashku me ekspertet dhe nje grup hetimor. Nga ekzaminimet e kryera ka rezultuar se Alban Dyrmyshi eshte vetevarur me litar ne nje peme prane baneses se tij. Policia ka nisur hetimin per vepren penale te shkaktimit te vetevrasjes. Vendimet ekstreme te adoleshenteve pas grindjeve me prinderit kane qene mjaft te shprehura kete vit ne Elbasan. Vetem pak dite me pare, nje 17 vjecare u vetevra me kallash, pas grindjes me prinderit.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›