Zhvillimet bërthamore, Bjellorusia: Nuk ndihmojmë Iranin

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë i ka hedhur poshtë njoftimet se Minsku furnzizon Teheranin me raketa dhe teknologji bërthamore, në kundërshtim të sanksioneve të OKB-së. Agjencia e lajmeve “Reuters”, ka cituar diplomatë perëndimorë të kenë thënë se ka dyshime që Bjellorusia është duke luajtur rol kyç në asistimin e Iranit për të zhvilluar teknologji bërthamore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruese, Andrej Savinik, tha se ky është një informacion i gabuar. "Bjellorusia ka rë rënë dakord me sanksionet e OKB-së dhe nuk i ka shkelur kurrë ato", tha ai.