Kosovë, Kukan: Vendosja e ligjit në Veri, në të mirë të palëve
Anëtari i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i Delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, përsa i përket zbatimit të marrëveshjes për doganat në veri të Kosovës, i ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.
Përmes një deklarate për shtyp, Kukan u ka bërë thirrje politikanëve përgjegjës të të dy palëve, si serbëve dhe kosovarë, që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim emocional dhe të dhunshëm.
“Duhet të jetë në interes të të gjithëve, rivendosja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Ne të gjithë vlerësojmë mënyrën e përgjegjshme, në të cilën dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit kishte ri-filluar në fillim të muajit dhe do të më vinte shumë keq nëse arritjet do të shkonin dëm”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kukan.