Pakistan, 20 të vrarë në ceremoninë e varrimit

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në një ceremoni varrimi, në veriperëndim të Pakistanit. Ngjarja zuri vend në zonën Dir i Poshtëm, që ndodhet pranë kufirit afgan.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, në të cilin edhe janë plagosur rreth 45 persona.