Ambasadori i SHBA-se te Policia e Shtetit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmon me mjete dhe pajisje teknike departamentin e kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit.
Në ceremoninë e dhurimit të zhvilluar në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ambasadori Aleksandër Arvizu ka garantuar bashkëpunim dhe partneritet të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit nëpërmjet donacioneve në mjete, pajisje apo dhe trajnime për policinë shqiptare.
“Shpresojmë që këto automjete dhe pajisje që po i ofrohen strukturave të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit shqiptar, të ndihmojnë jo vetëm në mbrojtjen dhe menaxhimin e kufirit të vendit tuaj por gjithashtu të kontribuojnë edhe në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, nënvizoi ambasadori Arvizu.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të Policisë së Shtetit, siç është edhe Qeveria SHBA-së dhe ambasada amerikane në Tiranë, për mbështetjen dhe ndihmën bujare të dhënë për policinë shqiptare dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm.
“Paralel me këtë bashkëpunim dhe asistencë që i ofrohet Shqipërisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar nga miqtë e saj, SHBA, Policia shqiptare dhe veçanërisht strukturat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, gjatë këtyre viteve, kanë bërë përparime rrënjësore dhe kanë arritur rezultate të mëdha në përmbushjen e misionit të tyre në aspektin e kontrollit dhe të menaxhimit të integruar të kufijve, si një nga sfidat e rëndësishme të funksionimit të shtetit ligjor, por edhe një nga përmbushjet e detyrave të mëdha në interes të çështjeve të sigurisë por edhe të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, deklaroi ministri Nishani.
Më pas të pranishmit janë drejtuar në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është bërë prezantimi i pajisjeve të dhuruara dhe funksionimi i detektorëve që përdoren për regjistrimin e imazheve gjatë ditës dhe natës në kufirin e gjelbër.