Krujë, vetëhelmohet një 15-vjeçare
Një 15-vjeçare nga Kruja i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. B.P. është dërguar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Ushtarak, ku më pas ka ndërruar jetë.
Sipas policisë së Durrësit, lënda që 15-vjeçarja ka përdorur për ti dhënë fund jetës dyshohet të jetë fostoksinë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar adoleshenten drejt vetëflijimit. / Mark Brunga