Rama gjen mënyrën për ti angazhuar të gjithë: Ne na duhet partia, kundërshtari ka kthyer shtetin në parti (PROPOZIMET)
Kreu i PS u gjen të gjithëve një punë. Ruçi propozohet sërish për kreun e Asamblesë. Angazhohen Andis Harasani, Agron Duka, Marko Bello, propozohen për kryesi Blushi, Malaj, Ethem Ruka, Arta Dade etj. Për herë të parë aplikohet numërimi elektronik i votave. Rama: Meta nuk na duhet
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, dalë nga Kongresi i 5 nëntorit, kryetari i PS, Edi Rama, ka bërë propozimet e tij për kreun e Asamblesë dhe Kryesinë. Rama është kujdesur të mos lërë asnjë të pakënaqur, ndërsa ka bërë propozime edhe për personat që do merren me programin e PS.
Rama ka propozuar Gramoz Ruçin sërish për kryetar të Asamblesë Kombëtare. Kreu i PS deklaroi se procesi i numërimit do jetë krejtësisht elektronik, çka aplikohet për herë të parë. Votimi do jetë i fshehtë, kurse numërimin mediat do e ndjekin live. Rama tha se ku duhet të jetë një shembull për zgjedhjet e ardhshme, pasi gjithmonë numërimi ka qenë gangrena e votimeve. Rama propozoi ashtu edhe ngritjen e një strukture të përfaqësimit territorial, duke u shprehur se një strukturë e tillë do e mbajë qeverinë e nesërme me këmbë në tokë.
Duke deklaruar se programi i PS ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm, Rama bëri propozime për emrat që do merren me të, për fushat përkatëse. Kështu, për energjinë u caktua Andisa Harasani, për zhvillimin rural, Agron Duka, për shërbimin diplomatik Marko Bello, etj.
Rama ka folur gjatë për rivalitetet në PS. Ai tha se rivalitetet mund të bëhen forca, por jo dobësia e PS. Kreu i PS u shpreh se Kundërshtari nuk ka nevojë për parti, e ka kthyer shtetin në parti. Duke folur për Ilir Metën, ai tha se ai është pjesë e pushtetit dhe e ka bërë zgjedhjen e tij. Organizim, organizim e organizim. Jemi të mjaftueshëm të shkojmë por të shkojmë në çdo derë e të flasim për çdo zemër, tha Rama.
Duke propozuar emrat që do votohen për Kryesinë, Rama tha se ka marrë parasysh në propozime angazhimet e kandidatëve në zgjedhjet e shkuara. Rama propozoi si kandidate gra emrat e Arta Dade, Adelina Farriçit, Eglantina Gjermenit, Lindita Nikollit, Luiza Xhuvanit, Mimi Kodhelit, Vasilika Hysit, Valentina Leskajt, Mimoza Hafizit, etj.
Kurse për kandidatët burrat, ai propozoi disa emra të kryesisë aktuale si Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Arben Malaj, Ben Blushi, Arben Isaraj, Erion Braçe. Ndërkohë shtoi si propozime emrat e Ethem Rukës, Namik Koplikut, Shkëlqim Canit, Sajmir Tahirit, Ditmir Bushatit si dhe drejtuesit e tre bashkive, që Rama i quajti trekëndëshi i fitores, Durrës, Vangjush Dako, Elbasan, Qazim Sejdini dhe Korçë, Niko Peleshi.
Kurse për sekretariatin e ndryshuar, Rama propozoi emra si Bashkim Fino, Ndre Legisi, Armando Subashi, Ilir Beqja, Fatmir Xhafaj e Erion Veliaj.
Propozimet
Kryetari i Asamblesë Kombëtare
Gramoz Ruçi
Kandidatët për 17 anëtarët e rinj të kryesisë:
( nga këto do zgjidhen 5 kandidate)
- Arta Dade
- Adelina Farizi
- Eglantina Gjermeni
- Irena Kallço
- Lindita Nikollën
- Luiza Xhuvani
- Mimi Kodheli
- Vasilika Hysi
- Valentina Leskaj
- Mimoza Hafizi
- Namik Dokle
- Gramoz Ruci
- Pandeli Majko
- Erjon Braçe
- Ben Blushi
- Arben Malaj
- Arben Isaraj
- Besnik Bare
- Etthem Ruka
- Namik Kopliku
- Shkëlqim Cami
- Saimir Tahiri
- Ditmir Bushati
- Dhimo Koti
- Vangjush Dako
- Qazim Sejdini
- Niko Peleshi
- Ulsin Mane
- Gëzim Tushi
Emrat e propozuar për Sekretariati Ekzekutiv:
Një sekretar organizativ Blendi Klosi
Sekretar për çështjet zgjedhore Damian Gjiknuri
Sekretar për programin Ilir Beqja
Sekretar për Pushtetin Vendor Bashkim Fino
Sekretar për Sipërmarrjen dhe grupin e interesin Arben Ahmetaj
Sekretar për Burimet Njerëzore Armando Subashi
Sekretar për për Emigracionin dhe Rininë Erion Veliaj
Sekretar për Koalicionin Ndre Legisi
Sekretar për Koordinimin Fatmir Xhafa