Kruja: Bllokim fondeve të Bashkisë së Tiranës
Prefekti i Qarkut Tiranë, Keltis Kruja, deklaroi dje se do ti kërkojë Qeverisë që të bllokojë fondet e buxhetit për Bashkinë e Tiranës, pasi kjo e fundit nuk ka lënë auditin e Prefekturës të kontrollojë shpenzimin e fondeve të Bashkisë. Sipas Krujës, Prefekti ka për detyrim të bëjë auditivin ndërsa sipas tij, kreu i Bashkisë Edi Rama ka refuzuar zbatimin e ligjit për kontrollin. "Jam i detyruar t'i kërkoj Qeverisë dhe Ministrit të Financave të ngrijë veprimet në thesarin e shtetit dhe të bllokojë fondet e buxhetit të shtetit për Bashkinë e Tiranës duke qenë se kjo Bashki dhe kryetari i saj refuzojnë kontrollin dhe transparencën ndaj këtyre fondeve. Garantoj qytetarët e Tiranës, se jam i vendosur dhe do të vazhdoj të kërkoj respektimin dhe zbatimin e plotë të ligjit në Qarkun e Tiranës nga cilido, qoftë ky dhe Kryetari Bashkisë së Tiranës", tha Prefekti Kruja.