Zhvillimi paraelektoral/Ish-presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush del në mbështetje të kandidatit republikan Mitt Romney
Pas marrjes sё përkrahjes nga presidenti, situata nuk mund tё vijonte me tone tё ulëta. Ekipi i gazetarёve tё “ABC News” “kapi mat” presidentin Bush të martën, në një ashensor në qendër të Uashingtonit dhe ribëri pyetjen që shkaktoi debatin e madh. “Unë jam për Mitt Romney”, tha Bush, kur dyert e ashensorit po mbylleshin. Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara ishte nisur për të dhënë një fjalim mbi të drejtat e njeriut dhe specifikisht mbi liritë e saj, në të cilën ai nuk përmendi asgjë mbi politikën, me përjashtim të një referencë të tërthortë: “Unë në fakt e gjeta lirinë time nё momentin qё lashë Uashingtonin”. Mungesa e Bushit nga gara presidenciale e këtij viti, qëndron në kontrast të mprehtë me paraardhësin e tij, i cili i ka qëndruar vigjilent politikёs dhe shumë mё shumë fushatave që nga momenti kur u largua nga zyra në vitin 2004.
Bill Klinton u shfaq në një fushatё politike nё Filadelfia, me senatorin Xhon Kerry, kandidatin demokrat, vetëm shtatë javë pas një bajpasi tё katërfishtë. “Nëse kjo nuk i bën mirё zemrës time, atëherë fare i bën”, iu drejtua Klinton një turme qё brohoriste, prej më shumë se 100 mijë. vetash. Pavarësisht faktit se gruaja e tij humbi nominimin si kandidate për president kundrejt Barak Obamёs në vitin 2008, Klinton ka rritur mbështetjen në lidhje me çështjen e fondeve qё do mbështesin presidentin aktual, nё një përpjekje për një rizgjedhje historike. Fushata tё tilla elektorale janë pjesë e ADN-së së Klintonit, pra gatishmёrisё sё tij për pritjet dhe organizimet e evenimenteve, tё cilat mbledhin fondet e duhura për kandidatet e shtetit nё Senat. Por, mos prisni tё shihni diçka tё ngjashme nga Bushi. “Ne mirëpresim mbështetjen e presidentit, siç kemi mirëpritur mbështetjen e të atit” në fund të marsit, kur ish-presidenti George W. Bush i dha miratimin e tij formal të gjithë kandidateve të GOP”, tha zёdhёnësja e fushatës së Romney-t, Andrea Sauli. “Ne jemi krenarё të kemi mbështetjen e presidentit”, shtoi ajo, “por ai e bëri mëse të qartë, pas largimit nga detyra, se nuk do të angazhohej në fushatat politike dhe ne, nuk kemi asnjë arsye për të besuar se kjo gjë do të ndryshojë”.
Qëndrimi neutral i Bushit tё ri reflekton realitetin politik, ai qëndron larg popullaritetit tё elektoratit dhe ndjenjës se cili do tё jetё roli i tij tani, si një ish-komandant i përgjithshëm. Richard B. Cheney, zëvendëspresidenti i tij u rishfaq si një kritik i hershëm i administratës “Obama”, por Bush deklaroi për pasardhësit e tij në vitin 2009 se: “Unë nuk do ta shpenzoj kohёn time duke e kritikuar atë, ekzistojnë shumё kritikё qё do tё merren me kёtё punё. Ai meriton heshtjen time. Unë mendoj se është e domosdoshme tё ndihmohet nё detyrën e tij”. Është mёse e qartë se kjo situatё do të ndihmonte Romney-in, gjithmonë nëse Bush luante një rol më publik, në një fushatë, në të cilën gjendja ekonomike është shqetësimi kryesor i votuesve. Në një sondazh gjate muajit shkurt, nga Quinnipiac University, 51% e tё intervistuarve fajësuan Bushin ndërsa vetëm 35 % e tyre e hodhën fajin mbi Obamën. Ndërkohë, shumë të djathtë e kanё parё presidencën e Bushit si kohën kur madhësia e qeverisë dhe shpenzimet federale u zgjeruan, e cila është çёshtja qё duan tё “gozhdojnë” Obamën tani. Asnjë nga ish-presidenti nuk konsiderohet e humbur. Bushi "e di shumё mirё se kush është, cili është reputacionin e tij dhe deri ku janë limitet e fuqisë sё zërit të tij", tha Tony Fratto, i cili ishte zëvendës sekretar shtypi në Shtëpinë e Bardhё, nё kohёn e Bushit. “Ai e di se në disa qarqe, miratimi i tij është një përfitim dhe nё disa tё tjera një detyrim”. “Pothuajse një brez më parë, ishte Bill Klinton ai qё nënvizoi se epoka e qeverisë së madhe i kishte ardhur fundi”, tha Romney. “Presidenti Obama palosi doktrinën e Klintonit në sirtarin e tij të madh të ideve të hedhura, së bashku me transparencës dhe bashkëpunimin dy-partiak. Kjo situatё tё bën te mendosh se ky është një kundërvënie ndaj Klinton-ëve”.
Pavarësisht dallimeve të tyre nё trajtimin e këtij sezoni zgjedhor, Bush dhe Klinton kanë diçka të përbashkët; Një vetëdije që emri i tyre familjar ka një ndikim tё drejtpërdrejtë me trashëgimitë e tyre presidenciale. Dy prej kandidatëve të mundshëm presidencialë më shpesh të përmendura për vitin 2016 janë :ish Guvernatori i Floridës Jeb Bush, vëllai dhe biri i dy ish-presidentëve dhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, burri i së cilës është e thënë të jetë i etur për të parë atë nё një tjetër përpjekje, për tё marrё punën e tij tё vjetër. Siç edhe bёri tё ditur gjatё fjalimit tё tij ditën e martё, Bush duket se po e shijon këtë “dalje nё pension”, në të cilën ai mban një orar të ngjeshur fjalimesh, megjithëse vërejtjet e tij rrallё dalin nё publik. Ai është duke ndërtuar një qendër presidenciale në Southern Methodist University në Dallas, e cila do të përfshijë bibliotekën e tij dhe një institut tё fokusuar në reformën e arsimit, shëndetësinë globale, tё drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike. Menjëherë pasi la detyrën, Bush bёri tё ditur se ai nuk kishte “oreks” për politika elektorale, ndryshe nga disa ish-presidentë. Në "Klubin e Presidentit", një libër i botuar kohët e fundit mbi atë shoqëri të veçantë qё e dinin çdo tё thotë tё kryesosh në Zyrën Ovale, Gazetarët e “Time Magazine” Nancy Gibbs dhe Michael Duffy shkruan për një drekë me ish-presidentёt, tё mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, tё organizuar nga vetё Bush, por me kërkesën e Obamës, pak para se presidenti aktual tё merrte detyrën. Kjo ishte hera e parë, ku tё gjithë ish-presidentët nё jetё u mblodhën nё Shtëpinë e Bardhë, qё nga ceremonia që shënonte vdekjen e Presidentit egjiptian Anwar Sadat në 1981. "Biseda nuk u fokusua aq shume mbi strategjitë dhe politikat sesa thjesht në vështirësinë për të “krijuar një shtëpi” në Uashington, shkruan dy autorët. Dhe Bush shprehu shpresën e tij se Obama do të kishte sukses, duke thënë: “Të gjithë ne, të cilët kemi shërbyer në këtë zyrë kuptojmë se zyra(detyra) e tejkalon individin".