Pronarja e Piramidës: Akuza për mashtrim prej gjysmë milion eurosh
Shkup - Sonja Nikollovska, ish pronare e firmës piramidale TAT në fund të viteve ’90, akuzohet për mashtrim të mëse gjysmë milioni euro. Mediat e Shkupit publikojnë se në listën e akuzave ndaj Nikollovskas renditen pesë të tilla për mashtrim, për të cilat është ngritur kallëzim penal. Nikollovska pas falimentimit të TAT të Manastirit vuajti tre vjet e dhjetë muaj dënim me burg.