Zhvillohet festa e birrës në Gjermani

Në Munih të Gjermanisë ka nisur festivali i përvjetshëm i birrës. Mbi 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në manifestimet që do të ofrojë Oktoberfest-i gjatë shtatëmbëdhjetë ditëve të ardhshme. Gota prej një litre birrë mësohet se do të kushtojë 9.20 euro. Oktoberfest ka nisur në vitin 1810, si festival dhe si garë e kuajve për të festuar martesën e princit. Si çdo vit ky aktivitet që mbledh miliona njerëz nga e gjithë bota në jug të Gjermanisë për të marrë pjesë në një nga festivalet më të famshme të birrës, zhvillohet në stinën e vjeshtës. Një vit më parë u shënua edhe 200 vjetori i këtij festivali të famshëm për konsumuesit e mëdhenj të birrës në gjithë botën. Tashmë gjithçka është gati për festën e famshme ku janë organizuar aktivitete kulurore, argëtuese, inskenime nga më të ndryshmet që të sjellin në kujtesë hisotrinë ndër shekuj. Gjithashtu do të ketë për turistët e shumtë edhe tenda muze një velodrom dhe stalla si në shekullin e 19-të, kohë kur ka nisur edhe ky aktivitet.
Oktober-festi i parë u zhvillua në vitin 1980 për të kujtuar martesën e princeshës Tereze me Princin Ludovig. Viti 1950 shënoi vitin e parë të zhvillimit të festivalit. Tashmë është një traditë që kryetari i bashkisë së qytetit të hapë festivalin duke hapur shishen e parë të birrës. Oktoberfest-i mbledh përvit rreth 6 milionë njerëz.