E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Ujit

Në mbledhjen e Keshillit Kombëtar të Ujit u diskutuan dhe miratuan disa vendime të rëndësishme.

U miratua në parim vendimi "Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr 2 datë 16.4.2004 të KKU, ‘Për miratimin e tarifave të përdorimit të ujit". Lidhur me këtë vendim Kryeministri Berisha u shpreh:

"Mbledhja e sotme është shumë e rëndësishme, pasi do të marrim një sërë vendimesh për pasurinë e parë dhe më të rëndësishme natyrore të këtij vendi, që është uji. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme të shënojmë një kthesë rrënjësore në qëndrimin kombëtar ndaj kësaj pasurie, në shfrytëzimin e tij sa më racional në të gjitha aspektet, në kursimin e tij sa më të madh, në adoptimin e tarifave më pak që rëndojnë mbi qytetarët. Shqipëria është një nga vendet më të pasura me rezerva hidrike mbitokësore dhe nëntokësore, por Shqipëria ka treguar se është shumë larg treguesve normal të përdorimit dhe shfrytëzimit të tyre. Megjithë përpjekjet e pareshtura, sërish mungesa e ujit në qytete të tëra në 24 orë është një realitet, dhe e vërteta është jo se fluksi është i pamjaftueshëm. Në tërësinë e tij fluksi tejkalon dy herë nevojën, por shpërdorimi dhe keqpërdorimi dhe mosmbrojtja e tij është shkaku që të mos përballohen nevojat e qytetarëve. Uji është një potencial i madh industrial dhe ne sot vendosim për një premtim të mëparshëm, me të cilin ne në rast se tarifat për qytetarët do të jetë një tarifë sërish e ulët, uji teknologjik do të jepet me vlerë më simbolike, do të përfshihet në listën e tarifave një Euro , në mënyrë që prodhuesit e lëngjeve, birrës dhe përdoruesit e tjerë të ujit teknologjik të kenë një ulje të kostos së prodhimit. Me vendimet e sotme synohet të hidhet një hap përpara drejt përcaktimit të rregullave të koncesionimit. Ka disa kërkesa si për shfrytëzimin e ujërave që derdhen në det në Vlorë, për përdorimin e tyre në shishe, por ka edhe për blerjen e tyre dhe vendosjen në tubacionet që lidhin Sarandën me Korfuzin. Unë mendoj se duke respektuar disa kërkesa tonat, ne duhet të eksportojmë. Në vend janë hartuar dhjetëra, në mos qindra projekte për hidrocentrale të vogla të mesme por edhe të mëdha. Për të gjitha këto projekte oponenca zyrtare e tyre ka një qëllim kryesor; garantimin e shfrytëzimit sa më racional të burimeve ujore nga këto HEC-e. Ka një zgjim të madh të interesit për ujërat, për vlerën e tyre të madhe, duhet të ketë një përballje shumë aktive dhe shumë racionale ndaj kësaj kërkese e cila do të njohë vetëm rritje".

Gjatë diskutimit të vendimit "Për disa ndryshime në vendimin nr 2 date 19.07.2002 të KKU ‘Për miratimin e formularëve të kërkesës për leje, autorizimin e konccesionit si dhe formularëve tip të deklarimit, lejes e autorizimit për përdorimin e rezervave ujore", kryeministri Berisha tha:

"Një vit më parë janë marrë disa vendime për të mbrojtur shtretërit e lumenjve. Nga keqshfrytëzimi i tyre, nuk them se kemi zhdukur informalitetin në këtë sektor, por e kemi pakësuar atë në mënyrë shumë të ndjeshme. Fakti që gjatë këtij viti janë dhënë rreth 60 leje për gurore të reja, është dëshmi se po shkohet drejt realizimit të plotë të këtij qëllimi. Megjithatë sërish gjenden eskavatorë në shtretërit e lumenjve tanë, dhe këtu gjenden eskavatorë, sepse paguajnë qoftë inspektorët e tatimeve qoftë të plotëfuqishmit e zonës. Është shumë i domosdoshëm një angazhim i përbashkët që të ngarkojë me përgjegjësi të plotë të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, tatimet, policinë , inspektoriatet.Ky udhëzim i përbashkët t`i bëjë përgjegjës të gjithë ata dhe secilin prej tyre, pasi tani realisht nuk ka kompani të mëdha, por ka eskavatorë që bëjnë të njëtën punë gjitha natën duke rrëmbyer shtretërit e lumenjve dhe ne duhet të jemi shumë të rreptë ndaj tyre. Me këtë udhëzim do të vendosen përgjegjës direkt dhe po të jetë e nevojshme duhet parë ligji dhe në themel autoritetet vendore përgjegjëse për administrimin e territorit duhet të bëhen përgjegjëse direkte. Prefekturat, qarqet komunat, bashkitë nuk mund të lejojnë dhunimin e territorit, rrënimin e shtretëreve të lumenjve, në një vend ku po bëhet përpjekje e madhe për të zbatuar ligjin, duhet që të gjitha intitucionet përgjegjëse të bashkëpunojnë, të bashkërendojnë punën në këtë drejtim".

Lidhur me interesin që përfaqësuesi i Konfindustrisë, parashtroi për efektet e MSA-së në ekonominë shqiptare Kryeministri Berisha deklaroi:

"Duke qenë tërësisht i vendosur të zbatojmë tarifat e shpallura nuk mund të pajtohem me ekzagjerimin që u bëhet pasojave të MSA-së. Nuk përjashtoj mundësinë e cënimit në raste të caktuara por në tërësi kjo ekonomi është më dinamike se kurrë. Një ekonomi që rrit eksportin me 28 %, katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëtën periudhë vitin e shkuar, dhe në katër muajt e parë vitit të shkuar kanë qenë muajt e bollshmërisë së energjisë elektrike. Një ekonomi që rrit në këtë mënyrë eksportin nuk mund të quhet se po vuan nga MSA. Duhet të jemi realist, kjo ekonomi po përfiton nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Sektorëë të caktuar , prodhime të caktuara, edhe pësojnë diçka, si psh, sektori i birrës. E vëërteta është se edhe në paketën fiskale ne përcaktuam disa masa ndihmuese. Por, çfarëdo që të bëjmë ne ky sektor vështirësinë e madhe e ka sepse janë gjigandë të Gjermanisë, Hollandës,Çekisë, Danimarkës, të cilat prodhojnë birrë për të gjithë, në kuptimin e sasisë kolosale që prodhojnë. Sidoqoftë dhe ne përpiqemi që në sektorin tonë dhe në lëvizjen fiskale që realizuam bëmë një përpjekje që mund të japim një gjysëm ndihme për to.
Në tërësi ekonomia është më e entuziaste se asnjëherë më parë. Më gjeni një muaj Maj kur ka patur inflacion 1.9 % , me një rritje marramendëse krediti. Theksova këto se MSA ka patur në tërësi efekte pozitive pasi ka forcuar shumë fibrën konkuruese të biznesmenëve shqiptarë. Ky eksport i admirueshëm është dëshmi e forcimit të fibrës në konsolidim të vazhdueshëm të prodhuesve shqiptarë.
Uji teknologjik është shumë i gjerë se përdorimi i tij në shishe, dhe mbi të gjithë llojet e tij do të aplikohet tarifa një euro. Do të jetë një euro në muaj apo një euro në vit kjo pak rëndësi ka dhe do të jetë në përputhje me kontratën. Këtu krahas sistemit fiskal që aplikojnë tatimet këtu ka ekzistuar një system fiskal parallel, tarifa nga më të lartat më të papranueshmet. Shembulli më klasik është analiza që u bënin farërave në sektorin e bujqësisë, i cili analizonte një kg dhe ia shumëzonte për 1 mijë kg apo për 3 mijë dhe merrte çmimin sikur ishte bërë analiza e 3 mijë kilogramëve. Kjo është e papranueshme, por këto po korrigjohen të gjitha.
Mendoj se është e domosdoshme të shqyrtohen të gjitha aspektet e këtij vendimi shumë të rëndësishëm. Uji teknologjik që do të përdoret për industrinë do t`i përmbahet principit të shpallur. Format e menaxhimit aktualisht janë jo të njëjta, ndoshta shoqata e qeveritarëve vendorë duhet të këshillohet, krahas Entit Rregullator të Ujit,pasi ne jemi të vendosur t`i kalojmë të gjitha në qeverisjen vendore. Për disa ujësjellës të mëdha ne do të kontraktojmë kompani ndërkombëtare konsulence dhe sapo të kompletohet procesi do t`ia dorëzojmë qeverisjes vendore. Qeveria qendrore nuk mund të ketë dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj autoriteti mbi administrimin e ujërave, në ujë të pijshëm për qytetet komunat e bashkitë. Mirëpo këtu Ministria e Punëve Publike duhet ta shqyrtojë me përparësi të madhe këtë çështje, të kontraktojë kompani konsulence sidomos për ujësjellësin e Tiranës dhe ujësjellësa të tjerë të bashkive të mëdha sepse përcaktimi i rregullave të menaxhimit të tyre është shumë i domosdoshëm".

Gjithashtu KKU miratoi vendimin "Mbi procedurat e dhënies dhe rinovimit të lejeve për shfrytëzimin e zhavorreve dhe rërave nga shtretërit e lumenjve". Gjatë diskutimit të këtij vendimi kryeministri Berisha u shpreh:

"Ka patur dhe kë nja debat të gjerë mbi prekjen ose jo të zhavorreve të lumenjve, vendime të ndryshme. Sidoqoftë në raste të caktuara edhe mund të jenë të dobishme kur ndërrohen shtretër ose veçanërisht në tërësi bihet dakord për lumenj apo përrenj që janë me kaskadë pritëse të thellë e me radhë. Mendoj se asnjë veprim mbi lumenjtë nuk duhet bërë pa një autorizim të qartë të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit dhe të Ministrisë së Mjedisit. Mendoj që gjithçka duhet të bëhet sipas një projekti, i cili duhet të miratohet dhe të respektohet. Leja i jepet për të gërmuar në shtrat, ndërsa ai gërmon në argjinaturë. Prandaj duke iu përmbajtur mbrojtjes së plotë në raste të caktuara mund të jetë edhe e domosdoshme. Sërish ne do të shkojmë drejt guroreve. Le të inkurajojmë guroren".

Gjatë miratimit të vendimit "Për disa ndryshime në vendimin nr. 6 datë 16.04.2004 të KKU ‘Për miratimin e formularit tip të lejes për pus-ccpimet", kryeministri Berisha tha:
"Sanksione shumë të rrepta duhet vënë si ndaj atij që posedon pusin dhe ndaj kompanisë që realizon shpimin në rastet kur ato bëhen pa autorizim dhe pa leje. Informacionet janë se ekzistojnë me qindra puse pirate informale, askush nuk mund të ketë akses pa autorizim në këtë pasuri publike. Të hartohet një plan për identifikimin e të gjitha këtyre natyrisht qëndrime ligjore sipas rastit. Ne duhet t`u japim fund puseve të pautorizuara sikurse duhet të inkuarajoj edhe përdorimin e tyre sa më të gjerë të mundshëm për vaditje mbi bazën e studimit flas gjithmonë. E vërteta është se sipas specialistëve pusi është shndërruar sot në element kyç të vaditjes. Ne duhet t`i shqyrtojmë këto dhe duhet të vendosim një displinë shumë të fortë në çpimet, ku shërbimi gjeologjik duhet të bëjë një displinim të plotë të kësaj gjendjeje".

Në përfundim të takimit Kryeministri Sali Berisha u shpreh:
"Sicc e shihni problemet janë shumë serioze në fushën e ujit dhe kërkohet një bashkëpunim shumë i vendosur mes të gjitha ministrive univeristeteve, qeverisjes vendore në trajtimin e këtij problemi. Është e domosdoshme që brezi sanitar të mbrohet me çdo kusht. Të mos ndodhë kjo që ndodh me ujësjellësat e Tiranës, të cilët nuk kanë pothuajse kurrfarë mbrojtje. Bashkia dhe komunat japin leje pa asnjë lloj kriteri, pa respektuar këtë kriter shumë të domosdoshëm. Një grup pune do të ngrihet për të thjeshtuar në maksimumin e mundshëm procedurat e HEC-eve, të mbahen të gjitha kërkesat serioze, por të hiqen të gjitha kërkesat burokratike dhe të pavlera. Ky grup pune duhet të ngrihet sa më shpejt dhe mendoj se Ministria e Ekonomisë të ngrejë grupin e punës dhe të paraqesë një platformë të re të qëndrimit ndaj burokracisë ndaj procesit të konçesionimit të HEC-eve. Ministria e Mjedisit duhet të bëjë të pamundurën që këtyre kompanive t`u ofrojë shërbimin më të shpejtë dhe më të mirë me përparësi. Biznesin ne duhet ta bëjmë prioritetin e parë në të gjithë veprimtarinë e administratës dhe kjo nuk cënon aspak interesin e qytetarëve sepse po të marrësh kërkesat e tyre janë një përqindje e vogël e kërkesave totale të shoqërisë ndaj administratës dhe duhet të përcaktojë me përparësinë më të madhe përgjigjen ndaj biznesit. Ministria e Mjedisit duhet të shqyrtojë mundësinë e lejes paraprake që bazohet në një observim për kompanitë të cilat tregojnë interes. Nuk duhet që burokracia ta ngadalësojë prrocesin.Në tërësi është një proces i vështirë për të qenë i shpejtë sepse është një proces që ka një seri momentesh të pakapërcyeshme por në rast se ne e thjeshtojmë në maksimunin e mundshëm e bëjmë shumë më të shpejtë procedurën. Ekzison një oponencë për këtë qëllim që është e përqëndruar në mbrojtjen e interesit publik, bazuar në shfrytëzimin racional të reserves, por duhet që Ministria e Mjedisit të krijojë mekanizmin, ose të krijojë një task-force vetëm për këtë linjë pune. Linjë e cila për fat të mirë po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Interesi shumë i madh i kompanive të mëdha botërore dhe kompanive shqiptare për shfrytëzimin e ujrave tona për qëllime energjetike. Kadastra e ujit duhet të jetë një objektiv, Ministria e Mjedisit duhet të bëjë programin, të ndërmarrim të gjitha masat për të krijuar kadastrën kombëtare të ujit. Këtu duhen fonde dhe mjete por duhet ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është Alfa e të gjitha qëndrimeve tona ndaj kësaj pasurie shumë të madhe kombëtare, kështu që ne duhet ta ndërmarrim me përparësi shumë të madhe. Unë do të ngarkoja të shqyrtohet cilat janë potencialet për realizimin e saj, por kjo duhet të jetë një akt madhor, një vendim shumë rëndësishëm i qeverisë për të proceduar me të sa më shpejt që të jetë e mundur".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›