E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji: Komandotshqiptare, taninë luftime

TIRANE- Komandot shqiptare në Afganistan do të përfshihen drejtpërdrejt në luftimet kundër forcave terroriste. Deri më tani misioni i trupave tona paqeruajtëse ka qenë kryesisht ruajtja dhe sigurimi i objekteve të rëndësisë së veçantë, si edhe shoqërimi i personaliteteve afgane dhe nuk ka pasur angazhime direkte në luftë. Duke filluar nga muaji korrik, ushtarët shqiptarë do të jenë pjesë e operacioneve luftarake përkrah marinsave amerikanë dhe kolegëve të vendeve anëtare të NATO-s.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht përmes një projektligji të depozituar për miratim në Kuvend, nga qeveria. Drafti propozon një amendim në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit” që iu mundëson komandove shqiptare në Afganistan të përdorin armët, në luftimet kundër terroristëve. Në relacionin që shoqëron këtë projektligj- të cilës i është referuar sot Gazeta Shqiptare- sqarohet mes të tjerash se “në rrethanat që gjenden trupat tona, sipas rastit, mund të lindë nevoja e përdorimit të forcës ndaj subjekteve të ndryshme... Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes po përgatit misione të tjera për në Afganistan, në të cilat trupat tona do të jenë të përfshira në luftë, sipas direktivës së qeverisë për shtimin e trupave luftuese. Ky projektligj duhet miratuar me urgjencë duke qenë se këto trupa janë planifikuar të dërgohen me mision brenda muajit korrik 2010.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›