Zhvillohet ne Shqiperi Tirana Open

Shqipëria ka hyrë më në fund edhe në hartën botërore të një sporti të madh dhe fisnik. Një turne tenisi, “Tirana Open”, është zhvilluar dhe ka përfunduar në kompleksin sportiv që ndodhet në skajin jugor të kryeqytetit, prapa ish-Uzinës Dinamo. Nuk e kemi nisur me të rritur e të rritura, por me të rinj dhe para të rinj. Këtë fundjavë, u zhvilluan finalet për meshkuj dhe femra të moshës deri në 18 vjeç.
Për meshkuj, fitues doli rumuni Robert Kostandinoviç që pati epërsi në finale ndaj britanikut Ljuis Roskajli. Rumuni fitoi 2-0 me setin e parë të ekuilibruar që përfundoi 7-6 dhe setin e dytë krejt pa histori, 6-0.
Shqipëria u përfaqësua me disa tenistë si Albi Sulo, Arbër Sulstarova, Genajd Shypeja, Rej Pelushi, Kevin Kaceli, Mario Trupa, Kliti Pire, Egi Çollaku dhe Gerald Jovani, por për fat të keq që të gjithë u eleminuan që në turin e parë.
Për femrat U-18, Adrijana Lekaj e Kroacisë fitoi finalen ndaj grekes Elpida Malamu me rezultatin 2-0. Setet ishin 6-2 e 7-5. Nga Shqipëria, në garë ishin Julita Prenga dhe Efrosina Karriqi, por që u eleminuan që në turin e parë, pra në një të 16-ën e finales.
Në turneun për 16-vjeçarët, zhvilluar një javë më parë, për femra fitoi Marija Çurniç e Kroacisë që mundi në finale rusen Vasilisa Aponasenko me rezultatin 2-0 dhe setet 6-1 e 6-2. Për meshkuj, fitoi maqedonasi David Miçevski që doli më i fortë sesa serbi Ognjen Sunjevariç po 2-0, me setet 6-2 e 7-5. Për shqiptarët, më i miri tek 16-vjeçarët ishte Arbër Sulstarova, që mori pjesë më pas edhe tek 18-vjeçarët, dhe që arriti deri në çerekfinale duke humbur 1-2 ndaj Vuçidolovit.
Gjithsej, në turne morën pjesë tenistë nga 17 vende të botës. Një nisje aspak e keqe e Shqipërisë në këtë sport madhështor, që mrekullon botën po ashtu si futbolli, basketbolli, atletika apo noti.