Rrushaj Shqiperia nje nga vendet me barre me te ulet fiskale

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një prononcim për gazetarët bëri publike një nismë të re, që Partia Socialiste pritet të paraqesë të hënën në Kuvend. Deputetja e majtë kërkoi të hiqet TVSH-ja për produktet bazë, që sipas saj do të ulë barrën fiskale. Kodheli sqaroi se Partia Socialiste do të jetë në Kuvend për të luftuar krizën ekonomike duke mbështetur qytetarët shqiptarë.
Në përgjigje të deputetes Kodheli, Zëvendësminsitri I Financave , Alfred Rushaj bëri një bilanc të arritjeve ekonomike në Shqipëri, që sipas tij, sollën ulje ta madhe taksash, dyfishim të pagave si dhe ndërtimin e rrugëve të reja e shkollave. Sipas Rushaj, Shqipëria është një nga vendet me barrë më të ulët fiskale.
Deputetët e opozitës kanë pothuajse 2 vjet që mungojnë në Kuvend, duke mos dhënë kontribut për ligjet që miratohen.