E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët jo të përfaqësuar në presidencë

Shkup- Përfaqësimi i shqiptarëve në kabinetin e deritanishëm presidencial të Branko Cërvenkovskit ka qenë tejet minimal. Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se deri para një viti në kabinetin e presidentit kishte të punësuar dy shqiptarë, njëri të cilëve në pozitën e këshilltarit ndërroi jetë, ndërsa një këshilltare në cilësinë e përkthyeses kishte braktisur detyrën e saj. Në të gjitha pozitat e këshilltarëve të lartë, presidenti Cërvenkovski nuk kishte emëruar asnjë kuadër shqiptarë.

Një pjesë e mediave shqiptare në disa raste kishin shprehur kritika të ashpra kundër Cërvenkovskit lidhur me mospërfshirjen e shqiptarëve në kabinetin e tij. Branko Cërvenkovski si kandidati i propozuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë u zgjodh president në zgjedhjet e vitit 2004 me mbështetjen publike edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilat përbënin koalicionin qeveritar në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›