E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet sot samiti BE-Ukrainë

Zhvillohet sot në Kiev një samit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës. Pritet që pas samitit të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes të BE-së dhe Ukrainës.

Megjithatë, burgosja e ish kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko ka përkeqësuar marrëdhëniet.

BE-ja dëshiron që presidenti, Viktor Janukoviç ta lirojë Timoshenkon, e cila u dënua në tetor me shtatë vite burg për shpërdorim detyre.

Pavarësisht burgosjes së saj, Timoshenko pritet të lëshojë një apel nga qelia e burgut të saj sot, duke bërë thirrje për nënshkrimin e marrëveshjes për të mirën e Ukrainës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›