E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbi 88 mijë të papunë të rinj

Numri i personave të papunë të regjistruar në Greqi gjatë muajit nëntor u rrit 14.9 për qind ose 88 mije e 392 persona të rinj të papunë më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkohë, numri i të papunëve në nëntor, në krahasim me tetorin, u rrit 3.21 për qind.

Numri i përgjithshëm i të papunëve në vend është 715 mije e 693 persona, prej të cilëve 301 mijë 659 burra dhe 414 mijë e 034 gra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›